Gert Bogdani: Futemi në zgjedhje vetëm me largimin e Ramës

Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në PD, Gert Bogdani, ishte i ftuar në “Dita Jonë” nga ku u shpreh se Partia Demokratike mund të regjistrohet në zgjedhjet vendore, duke i qëndruar kushtit që Rama të largohet, por duke i dhënë vetes hapësirë dhe kohë.

“PD e ka bërë të qartë se nuk mund të ketë zgjedhje me zotin Rama Kryeministër, i ka dhënë provat se zgjedhjet i vjedh”.

Ju keni vënë kushtet tuaja, por çfarë jeni të gatshëm të lëshoni? A jeni ju të gatshëm të gjeni një kompromis?

Gert Bogdani: Të marrim pjesë në zgjedhje dhe të vazhdojmë rrugën siç duhet të jetë në një Shqipëri normale dhe në një sistem normal demokratik.

A do të ishte regjistrimi në zgjedhjet lokale ndoshta një shprehje e këtij vullneti?

Gert Bogdani: Besoj se po nëse do të jenë në tavolinën e diskutimit dhe këto diskutime shkojnë mirë, regjistrimi do të ishte një shprehje e vullnetit. Patjetër që kompromisi është shumë i rëndësishëm dhe kompromisi zgjidh krizat. A2 news

SHKARKO APP