Gjak Gjeniu
Nga Edison Ypi
Shkrimtari ka imunitet.
Shkrimtari i Madh ka imunitet të madh.
Shkrimtari tepër i madh, si Gjeniu ynë Kadare, ka imunitet të pafundëm.
Këtë s'e kapërdijnë dot edepsizat, kjo j'u ngec në fyt budallenjve.
Gjeniu vetëm pëlqehet, vetëm admirohet.
Gjeniu nuk shahet, nuk fyhet.
Ta shash Gjeniun është djallëzia më e ligë, perversiteti më i ndyrë.
Brenda Universit të ideve ne vdekëtarët e zakonshëm lëvizim me shpejtësi të ndryshme ndaj njëritjetrit.
I vrënjturi në horizont, lëviz me më të madhen shpejtësi, të pa-ndryshueshme dhe të pa-arritshme, shpejtësinë e dritës.
Ky është dallimi mes të zakonshmit dhe Gjeniut.
Besimi ndaj Gjeniut, ideve të Tij, është po aq dogmatik sa edhe besimi ndaj Krishtit, Muhametit, Librave të Shenjtë. Ashtu si ka të paudhë ndaj Tyre, ka lanetër dhe jezitër edhe ndaj Gjeniut.
Plaç ziliqar që nuk arrite të bësh asgjë në këtë botë dhe shan shkrimtarin e madh.
U shofsh o mercenar që paguhesh për ta sharë Gjeniun.
Anatemuesit e Shkrimtarit të Madh e kanë një të mirë. Njihen kollaj duke u mbledhur të gjithë rreth të njëjtit pohim idiotesk; "Si shkrimtar dhe si njeri…".
Kurrë nuk ka ndodhur dhe kurrë nuk ka për të ndodhur të bëhet e njëjta pyetje për artistë gjenialë, Shekspirin, Gëten, Oskar Uajldin, Paganinin, Çajkovskin.
Faleminderit o fëlliqësira që bëni të gjithë të njëjtin gabim.
O tutkunër, Shkrimtari dhe Njeriu jetojnë në simbiozë, nuk mund të ndahen dot. Mos i hyni gjërve që nuk i kuptoni se gjeni belanë, nxirrni zbuluar fëlliqësinë e vetes. Të marrurit me Gjeniun që ka gjak të posaçëm, gjak gjeniu, është si futja e turinjve në punët e Zotit.
Gjenitë janë përbindësha të shenjtë.
Gjenitë janë të marrë të ndriçuar.
Ju që shani Gjeniun, nuk jeni as të marrë as përbindësha, jeni plehra.