Gjarpëri gëlltit kangurin si të ishte një kafshatë

Disa golfistë në Australi janë bërë dëshmitarë të një skene të tmerrshme, ku një piton mbi 4 metër i gjatë ka gëlltitur një kangur si të ishte një kafshatë.

Gjarpëri e ka kapur kangurin gjatë kohës që qëndronte midis një bari të gjatë në fushë, dhe e ka mbytur si fillim e më pas e ka gëlltitur dalëngadalë, pa u shqetësuar nga prania e njerëzve aty pranë.

“E gjithë skena zgjati për gati 5 minuta, dhe më pas pitoni u largua disa metra më tej”,- tha njëri prej praktikantëve të golfit që pa atë që ndodhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pitoni në Australi nuk është problematik me sulme ndaj njerëzve, prandaj dhe në këtë rast të gjithë ata që u ndodhën pranë skenës nuk u larguan të frikësuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?