Gjarpri supervdekjeprurës gëlltit një gjarpër tjetër

I njohur si një nga gjarpërinjt më helmues në botë, gjarpri lindor kaf i Australisë është një grabitqar i frikshëm.

Këtë të hënë, një grua e cila po nderte rrobat në Goodna, pranë Brisbane, u befasua së tepërmi kur pa një prej tyre në oborrin e saj.

Video tregon se si gjarpëri supervdekjeprurës gëlltit një piton të tërë.

Helmi neurotoksik i një gjarpri lindor kaf mund të vrasë një qënie njerëzore brenda 15 minutave nëse nuk trajtohet me antihelm.

/Oranews

SHKARKO APP