Gjekmarkaj: Do na keni përballë në Kuvend dhe në sheshe, mos guxoni të…

Mbledhja e parë e Konferencës së Kryetarëve për këtë vit është shoqëruar me debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës.

“Viti nuk ka filluar mbarë, sepse viti tjetër mbaroi keq! Katër muajt nga shtatori në dhjetor kanë qenë muajt më të shëmtuar të parlamentarizmit, dhunim i rregullores, dhunim i opozitës, në 11 seanca vetëm një a dy herë kemi bërë debat normal, sepse keni patur frikë nga fjala e opozitës të perfshirë nga skandalet tuaja. Që të kemi vit të mbarë duhet që drejtesia të mos merret peng, që viti mos të fillojë me hungërima, përçartje e çjerrje se si do t’i tregoni vendin opozitës. Ju them mos guxoni. Do ta keni përballë opozitën në Kuvend dhe sheshet e Shqipërisë. Hakmarrja e drejtesisë jo “hakmarrja për drejtesi” do të bjerë mbi ju, nga brenda, nga jashtë”, tha Gjekmarkaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?