Gjen babanë pas 23 vitesh, ishte kthyer në endacak

Një histori e rrallë dhe një provë që rastësitë janë të besueshme, është ajo e djalit që gjen babanë e zhdukur pas 23 vitesh.
23­ vjeçari Shoshannah Hensley, nuk e shihte të atin që prej kohës kur ai ishte 3 vjeç. Në atë kohë babai i tij ishte zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Por mesa duket koha e shoqëruar me mungesën e të atit, dhe fati deshi që ata të takoheshin sërish dhe rigjenin njëri tjetrit. Pikërisht e gjithë historia në dukje e pabesueshme, ka ndodhur të dielën e shkuar në një autogrill, ku djali i ri punonte si kasier në zonën e Post Falls, në Idaho, SHBA.
Ai kishte hyrë për të blerë diçka për të ngrënë. Sikurse raporton Daily Mail, e riu thotë se nuk e kontrolloi veten, kur lexoi emrin dhe mbiemrin e të atit.
“Shpërtheva në lot, sapo lexova emrin në kuponin që do përdorte për të paguar. Je babai im i thashë”, tregon ai. “Mendoj se po”, tha burri, duke përfunduar të përqafuar.

Sidorela Lepri

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?