Gjenden trupat e 800 fëmijëve të vdekur, gjatë gërmimeve arkeologjike
Trupat e rreth 800 fëmijëve të moshës nën gjashtë vjeç janë zbuluar nga arkeologët, gjatë kohës që ato po bënin studime për ndërtimin e një rruge në Lancashire.
Trupat e fëmijëve të gjetur ishin në mesin e 1967 trupave të zhvarrosur në varrezën e Shën Pjetrit, i cili u hap në vitin 1821 në Blackburn. Numri i madh i fëmijëve të gjetur dhe mbi të gjitha në një moshë të vogël, i ka bërë specialistët të mendojnë se vdekja e tyre ka ardhur si pasojë e mungesës së higjienës jo të mirë dhe mungesës së ilaçeve. Këto faktorë të ndërthurur edhe me faktorë të tjerë, kanë sjellur një shifër të lartë të vdekshmërisë. Arkeologët besojnë se shumë prej tyre kanë vdekur nga infeksionet. Organet u zhvarrosën nga rreth 30% e tokës së varrimit, e cila ishte në “përdorim intensive”, deri në vitin 1860, tha një zëdhënëse e Këshillit Borough Darwen në Blackbourn.
Dave Henderson, një ekspert për studimin e eshtrave në insitutin Headland të Arkeologjisë tha se analiza e plotë e skeleteve është e vështirë për të filluar, por ekipi besonte se ato kishin vdekuar nga infeksionet në mushkëri dhe infeksionet e zorrëve. Në periudhën që mendohet se kanë ndodhur këto vdekje masive, qyteti ishte i mbipolluar, qëndrat industrial ishin jot ë kujdesshme dhe popullsia po rritej me ritme shumë të shpejta.
Burimi: BBC/Sidorela Lepri