Gjeneral Piro Ahmetaj: Sfidë autoriteteve, përballuni si shtetarë me të vërtetat!

 

Pas akuzave nga deputetet të së majtës, Gjeneral Piro Ahmetaj dha dorëheqjen nga detyra si këshilltar për mbrojtjen në  Presidencë. Së fundi ai i ka nisur një letër Kryeminstrit Rama, Kryeparlamentarit Meta dhe Ambasadorit Lu, si në rrugë institucionale dhe publike, për të qartësuar akuzat nda tij.  Në letrën e dërguar sot, Ahmetaj ka renditur disa pika të rëndësishme ku shpreh arsyet pse u largua nga posti i Këshilltarit për Mbrojtjen në  Presidencë. 

Letra e Plotë e Gjeneral Piro Ahmetaj

I nderuar zoti Kryeministër,

Siç mund të jeni në dijeni, me kërkesën time, jam larguar nga detyra e Këshilltarit Ushtarak të Presidentit të Republikës, dhe mbetem në pritje të adresimit nga autoritetet ligjore të statusit të gradës madhore (gjeneral brigade). E ndjej për detyrim institucional që t’ju drejtohem Juve, në cilësinë e Kryeministrit të vendit, dhe t’ju bëj me dije për disa rrethana dhe qëndrime, si vijon:

Së pari, kërkesa për dorëheqje ishte rezultat i një akuzë të rëndë publike (spiun i sigurimit të shtetit); i shantazheve politike nga Kryetari dhe anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare si dhe një  arrogance konstante të demonstruar nga MM në adresën time në këtë detyrë dhe në detyrën e Zv/SHSHP, ndaj oponencës profesionale në çështjet e reformës së sigurisë dhe mbrojtjes. Për këtë akuzë, të paditurit,  Kryetari dhe deputeti KSK do të përballen në gjykatë me ligjin, për "shpifje dhe denigrim". Me këtë rast, Ju siguroj se z. Braho do të përballet edhe për “shpërdorim detyre”, po qe e nevojshme deri në gjykatën e Strasburgut, duke shpresuar se  “çmontimi institucionit të shpifjes”, i bën shërbim jo vetëm personit, por edhe de-kriminalizimit, de-mediokritetit dhe shtet-bërjes në vendin tonë. 

Së dyti, Ju konfirmoj se thelbi i kërkesës për “dorëheqje nga detyra dhe kërkesa për dalje para kohe në rezervë” është integriteti dhe standardet perëndimore të zyrtarit dhe ushtarakut të lartë (gjeneral), pasi në bindjen time ky funksion&gradë nuk mundet të ushtrohet me integritet të cunguar nga funksionarë të lartë të Sistemit të Sigurisë Kombëtare. Kështu, në kërkesën e dorëheqjes, i kam kërkuar Kreut të Shtetit, dhe e përsëris me përgjegjshmëri (përfshirë pasojat) të njëjtën kërkesë edhe për Ju, që në përputhje me kompetencat si kreu i Ekzekutivit, të vini në lëvizje shërbimet/strukturat përkatëse për të ri-certifikuar (për herë të 6-të), pastërtinë e figurës time zyrtare në lidhje me këtë akuzë, në këtë detyrë, si dhe në të gjitha funksionet brenda dhe jashtë vendit që kam ushtruar për 32 vjet në FASH.

Së treti, përtej paragjykimeve politike, Ju bëj me dije, se brenda modestisë së lejuar, jam produkt i profesionalizmit, pasi kam kontribuar 10 vjet në strukturat strategjike të reformave të Sigurisë dhe Integrimit të Shqipërisë; jam shkolluar në Kolegjin e NATO-s, si dhe kam përfaqësuar vendin për rreth 6 vjet si Përfaqësues Kombëtare në Komandën Supreme të Aleancës, dhe më tej si Zëvendës Shef i SHP, dhe si Këshilltar i Presidentit të Republikës.

Së fundi, mbështetur në këtë rezyme, lutem dijeninë dhe investimin Tuaj, nëse/masën që e çmoni institucionale, ligjore, proporcionale dhe racionale për sa vijon:

Rezultatet e certifikimit të pastërtisë së figurës time ti bëhen të njohura Komisionit të Sigurisë dhe të bëhen publike, pasi gjykoj se përveç pasojave personale dhe familjare, ka pasur edhe një konsekuencë “denigruese” për institucionin e Presidentit dhe sistemin e sigurisë kombëtare.

Po ashtu, në raport me rezultatet e certifikimit, për të cilat nuk kam asnjë dyshim, Ju lutem të merrni në konsideratë tërheqjen e kërkesës time për daljen para kohë në rezervë, duke Ju shprehur gatishmërinë time për të vijuar shërbimin në FA dhe kontribuar në një detyrë të përshtatshme, me gradën, ekspertizën dhe kontributet e mia 32 vjeçare në FASH.

Ju konfirmoj se qëndrimet e mësipërme janë reflektime të përgjegjshme të konsultuara edhe me kolegë të mi jashtë dhe brenda vendit, si dhe me përfaqësues të ambasadave të vendeve të NATO-s. Gjithashtu, Ju siguroj me përgjegjshmëri se do të vijoj të kontribuoj edhe me më shumë përkushtim dhe profesionalizëm për progresin e reformave në FASH dhe modernizimin e sistemit të sigurisë në shërbim të qytetarëve, prosperitetit të shoqërisë dhe interesave strategjike mbarëkombëtare. 

Duke marrë shkas, por jo vetëm nga ky rast, si vijim po artikuloj disa mesazhe përmbledhëse,:

Së pari, për të gjithë faktorët e interesuar, përfshi edhe “ushtrinë e militanteve gjithmonë-gati për tu përdoruar në konsumimin e diarresë/shpifjes së radhës”, e kam qartësuar se: “në themel të dorëheqjes” mbetet Standardet Perëndimore të Zyrtarit të Lartë/gjeneral, dhe ri-konfirmoj se në moralin tim, kjo gradë në një vend të NATO-s, aspirant për BE (jo Burkina-Faso), nuk mundet të ushtrohet me integritet të “denigruar” nga një shpifje e rëndë nga Kryetari dhe anëtarë të KSK.

Së dyti, ri-konfirmoj me përgjegjshmëri para familjarëve, shtetarëve relevant (pa-kriminalizuar), miqve, kolegeve jashtë&brenda vendit, publikut të interesuar se: “nuk kam patur as kontakt, as dosje, as pseudonim, dhe kurrfarë lidhje tjetër me ish-sigurimin e shtetit”. I kam kërkuar Presidentit, dhe në vijim edhe Kryeministrit që: “nëse institucionet përgjegjëse, qofte edhe një individ i vetëm në RSH, provojnë zyrtarisht të kundërtën, konfirmoj se jam i gatshëm të përballem me pasojat, për të gjitha funksionet e larta që kam mbajtur, brenda dhe jashtë vendit”. Pra është thjesht një shpifje monstruoze, dhe udhëheqësit-ordinerë do përballen për “denigrim dhe shpërdorim detyre”, deri në gjykatën e Strasburgut, duke shpresuar se  “çmontimi institucionit të shpifjes”, i bën shërbim jo vetëm personit, por edhe de-kriminalizimit, de-mediokritetit dhe shtet-bërjes në vendin tonë.

Po ashtu, ri-konfirmoj se nuk kam qenë hetues apo drejtues Dege në Struktura e Krimit të ish-regjimit; nuk kam krijuar apo mbajtur fjalime në tribunat e “shoqatës së Enverit”, dhe shtoj me krenari se: përfshi familjaret e mi nuk kemi asnjë lidhje me trafikantë, vrasës, banditë, dhe mediokër ordinere, siç është e vërteta për një pjesë të frikshme të Komisionit të (pa) Sigurisë Kombëtare!!

Përkundrazi, është fakt se për disa “njolla në biografi”, me gjithë rezultate e larta nuk qëndrova pedagog në shkollë dhe kam qenë “kontingjent në rreshtin e parë”, për të ushqyer makinerinë e krimit, të regjimit-mostër. Kam shpëtuar “për qime”, falë kohës (prag ’90-s), vendit dhe lidhjeve me disa protagonist të proceseve demokratike të kohës. Kjo e vërtetë e njohur nga koleget dhe miqtë, mi rrit kreditet e integritetit zyrtar, por nuk e kam shpërdoruar për “biografi” në asnjë rast. 

Së treti, besoj të jetë qetësuar jo vetëm Baba Taku, me 4 përgjigjet: «pse nuk kam ikur me bisht në shalë», – siç çartëllis Ai apo disa “Padrino” të lajthitur nga paranoja e krimeve në kohën e ish-regjimit mostër, lidhjet me oligarkët e sofistikuar dhe mediokriteti për tu mëshiruar. Për me qartë, e përsëris se mbetem i gatshëm që me ekspertizën dhe eksperiencën më shumë se modeste, të kontribuoj edhe me më tepër përkushtim për modernizimin e sistemit të sigurisë jo në dobi të “sundimtarëve të radhës”, por në shërbim të sigurisë së jetës, pronës, prosperitetit të qytetareve, stabilitetit demokratik të shoqërisë dhe interesave strategjike mbarëkombëtare! .. dhe garantoj se kjo do/po ndodhë .. !!

Së katërti, fatkeqësisht edhe një nga 4 “pushtet, ai i shpresës”, e gjej në shumicë të keq-kapur dhe keq-përdorur nga oligarkët modern, dhe; në vend të avokatisë së kurajës, promovimit të vërtetave, të vlerave, është “kontribuuese shtesë” e këtij udhëkryqi të: “prag-qeverisjes së dështuar”. Do doja shume të isha gabim, por jo vetëm në këtë rast, e gjej frikshëm “palë me interesat e pushtetarëve të inkriminuar”; armë të “formalizimit të shpifjes, denigrimit dhe nënshtrimit të oponencës, të më të dobëtëve”, e gjej përditë në shërbim të “misionit dallkauk për të sunduar” dhe jo udhëhequr Shqipërinë dhe shqiptarët. Në rastin konkret, një “gazeta nepërkë”, jo vetëm u keqas-investua në mënyrë bastarde duke “legjitimuar pretencën e ish-hetuesit-Braho: “shkodrani dha dorëheqjen”, dhe ”përbaltjen nga diarreja gojore” e lukunisë së opinionistëve/blogjareve të dalldisur të pusht-etit” por edhe ka refuzuar përpjekjet e përsëritura për tu konsultuar me “viktimën/porosinë e tyre të radhës”!! I siguroj se nuk do ja dalin, edhe pse “perversiteti dhe intuita e frikës i ka bashkuar” skllavërisht!

Së pesti, në aspektin personal, do mbetet në memorie një histori thellësisht zhgënjyese, e turpshme, kriminale, perverse dhe kështu “armë monstruoze” për të denigruar, ndëshkuar dhe gjunjëzuar kurajën, oponencën profesionale, përkushtimin dhe integritetin intelektual që “gjenerali- armik i reformave” ka demonstruar në vijimësi. “Është më e dobishme për shoqërinë të këtë 100 të fajshëm të lirë, se sa qoftë edhe 1 të vetëm të pafajshëm të dënuar– ky është mësimi&deviza e përbotshme e demokracive perëndimore. I vetë-dijshëm, po përballem bashkë me familjen me pasojat, edhe pse “faji është qesharak”: “në një status privat në FB komentova vetëm për miqtë e mi” disa të vërteta mbi përbërjen&produktet e KSK, i cili në gjykimin tim mbetet: “më i turpshmi, me i diskredituari dhe më i frikshmi në historinë e parlamentarizmit të RSH, në NATO, dhe jo vetëm, përjashto Korenë e Veriut dhe Bjellorusinë”. Tanimë, vetëm një nga anëtarët ka dhënë dorëheqje – por nuk jam i sigurt nëse rilindësi i dorëhequri-Ndoka e ka ditur vallë në cilin komision ka qenë?!.  

Së gjashti, shpresoj që ky rast të ketë  “folë fortë, edhe për drutë” (siç mjeshtërisht e interpreton Mirush Kabashi), dhe kështu të kontribuoje sadopak për të ndriçuar “të vërtetën” për gjendjen e këtij “vajmedet KSK”, dhe jo vetëm: kanë ata vizion (?); kanë projekt (?); janë të pa/inkriminuar (?) dhe a kanë vendosmëri shtetare (?) për ti udhëhequr dhe jo sunduar shqiptaret drejt shoqërisë së vlerave perëndimore apo janë sekserë/matrapazë të emëruar; konfliktual&diabolik të sprovuar, militant&mediokër të certifikuar, që me arrogance ekstreme po kontribuojnë në  humbjen e shpresës, eksodin si në luftë (Sirisë (!), de-stabilitetin ekonomik, social dhe politik, deformimin e harmonisë së balancave dhe riciklimin e rrokullisjes së shqiptareve drejt pasojave fatale të “qeverisjes së dështuar?!

– Shembull për të “alarmuar” mbetet Kryetari dhe një pjesë e frikshme e anëtareve të KSK, të cilët sa herë përjetojnë de-legjitimimin dhe de-kriminalizimin e karriges, i bëjnë letra Prokurorit për “de-stabilitet/kryengritje”; vizitojnë si “babagjysh i vitit ri” shkelësit e Ligjit; sponsorizojnë skena humori-live para institucioneve; kërkojnë “kokën e armiqve/gjeneralit”; Institucionet shtetërore, përfshi edhe KSK e ngatërrojnë me shoqatën e Enverit, apo organizatën e partisë, dhe “në vend të vizitohen për vete, u kërkojnë doktorëve receta për “armiqtë imagjinarë”–hall i madh! Parë kështu, gjykoj se është kritike, që Shtetarët/Autoritetet dhe Institucionet, përpara se të investohen/”partohen” me oligarkët, mediokrit, paranojat, oscilacionet dhe “letrat e hapura”, kanë përgjegjësi kushtetuese ti “izolojnë/shmangin” këtë kategori-udhëheqësesh nga funksione dhe përgjegjësi që kanë impakt (kërcënojnë) mbi sigurinë e qytetareve dhe stabilitetin e shoqërisë, imazhin e vendit siç është KSK.   

Së fundmi, nëpërmjet këtij opinioni dëshiroj të përcjell një mesazh përmbyllës: “përtej implikimeve dhe ndjeshmërisë personale – shpërdorimi dhe investimi për “kokën në tepsi të gjenerali-tradhtar të rebeluar në FB”, dhe jo me rreziqet e vërteta (si KSK), që kërcënojnë stabilitetin demokratik të shoqërisë do të “inventarizohet” në memorien e sistemit kombëtar të sigurisë të një vendi të NATO-s, kandidat për BE, si një qasje- turpi e riciklimit të ndëshkimit të “oponencës/fjalës” nga “nenit 55 – agjitacion e propagande”,…! Si e tillë, gjykoj se kjo çështje, përbën “një  sfidë dhe në të njëjtën kohë një provë të fortë shtetare” për Autoritetet dhe aktorët relevante,… ! 

SHKARKO APP