Gjenocidi grek ndaj çamëve

Nga Ayhan Demir*

(Botuar në të përditshmen turke “Yeni Akit”)

 Shumë njerëz nuk e njohin Çamërinë, madje e dëgjojnë për herë të parë këtë emër. Alija Izetbegoviç thotë: Përkujtimi është matësi themelor ndarës mes popujve të civilizuar dhe atyre të prapambetur.

Le të qëndrojmë të civilizuar dhe të kujtojmë Çamërinë.

Çamëri quhet rajoni që lidh jugun e Shqipërisë me veriun dhe perëndimin e Greqisë. Qindra mijëra shqiptarë çamë që jetuan në këtë rajon kanë mbetur preh dhe janë kurbanë të persekutimit, syrgjynosjes, përdhunimit, gjenocidit dhe politikave asimiluese.

Ndryshimi i përbërjes së popullsisë në këtë rajon gjatë njëqind vjeçarit të fundit është treguesi më i qartë i kësaj gjëje. Sipas numërimit të popullsisë të vitit 1908 nga Shteti Osman, numri i popullsisë çame në këtë rajon ishte rreth 73 mijë, ndërsa 92 për qind e popullsisë ishte shqiptare.  Pjesa tjetër ishte popullsi greke, vllahe dhe rome. Gjatë dy luftrave botërore kjo përqindje u ul deri në 84 për qind (marrë nga libri (‘Çamerya Soykirimi, Berna Türkdogan Uysal’faqa 74)

Grekët ndërmorën disa plane për ndryshimin e demografisë së rajonit dhe asimilimin e shqiptarëve atje, madje ende vazhdojnë me plane të ngjashme. Në rajonet me shumicë shqiptare ata dërguan grekë, vllahë dhe romë. Ndryshuan emërimet e vendeve nga ato në gjuhën shqipe, në gjuhën greke. Nuk u mjaftuan me kaq, sekuestruan pronat e shqiptarëve, mbyllën xhamitë, madje dhe kjo nuk mjaftoi dhe nisën arrestimet sipas dëshirës dhe dëbimi i shqiptarëve.

Shqiptarët të mbytur nga presionet dhe shtypjet në kuadër të një marrëveshjeje mes Greqisë dhe Turqisë emigruan drejt Turqisë në vitin 1923. Sot në rajone të ndryshme të Anadollit dhe veçanërisht në zona, si Egjeu, Stambolli dhe Antalja ka me mijëra të ardhur nga Çamëria. 

Nga ana tjetër, ata shqiptarë që preferuan të qëndrojnë në Çamëri, u bënë preh e politikave shtypëse dhe zullumit grek. Policia greke shkoi deri atje sa bëri dëshmor liderin e atëhershëm të çamëve, në vitin 1941, Davut Hoxha. 

Para Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit Italian në ushtrinë greke u morën dhe shqiptarë, por ato nuk u dërguan në frontin e luftës. Shqiptarët e marrë në ushtri u përdorën si hamallë në batalionet e ushtrisë greke. Ndërsa gjatë pushtimit italian, shqiptarët mbi moshën 14 vjeç u mblodhën dhe u dërguan në kampet e përqendrimit në ishujt, Lesbos, Kios dhe Corinth.

Grekët nuk i lanë të qetë as shqiptarët ortodoksë. Ata i quajtën shqiptarët ortodoksë si ‘pjesëtarë të dorës së dytë të kulturës greke’ dhe në këtë kuadër punuan për asimilimin e tyre.  Në këtë kontekst patën edhe sukses.

Megjithatë krahas të gjithave, grekët nisën edhe një plan të përgjakshëm ndaj shqiptarëve të cilët nuk deshën të ndaheshin nga Çamëria. 

Gjeneral Napoleon Zervas i cili ishte pjesë e Unionit të Demokratëve Kombëtarë Grekë, parti kjo e cila ishte anti-komuniste dhe që fillimisht ishin konservatorë dhe më pas ishin në vijën e mbretërisë, ishte kryesuesi i një fushate të madhe gjenocidi.

Që nga data 27 Qershor deri më mars të 1945-ës, në Filat, u vranë 1.286, në rajonin Gumenicë 192, Margelliç dhe Parga 626 persona u vranë barbarisht. Ndërsa në Paramiti vetëm në një dite janë vrarë mbi 600 persona.

Rreth 5.800 shtëpi dhe xhami në 68 fshatra u shembën. Ndërsa janë vrarë 3.242 civilë, nga të cilët 214 gra dhe 96 fëmijë. 745 gra janë përdhunuar, 76 gra janë marrë peng, ndërsa 32 nga fëmijët e vrarë kanë qenë nën moshën 3 vjeç. (Marrë nga libri Balkanlar El Kitabi Cilt II, Murat Hatipgolu – Libri i Xhepit për Ballkanin, Vëllimi II, Murat Hatipoglu, faqa 453)

Zullumin dhe padrejtësitë e grekëve mund të shpjegohen më së miri me këtë fjalë të urtë shqiptare: “Ai që shtrëngon duart me grekun le të numërojë gishtat”.

Organizata e Kombeve dhe Popujve të Papërfaqësuar më 20-26 janar 1995, në mbledhjen e katërt të Këshillit të Përgjithshëm mori vendimin për lejimin e kthimit pas të popullit shqiptar Çam, ridhënia e shtetësisë, kthimi i pronave dhe njohja e të drejtave të tyre që njihen nga ligjet ndërkombëtare, si dhe vendosi që Greqia duhet të pranojë genocidin çam dhe të hedhë hapa për të zgjidhjen e problemit të të drejtave të tyre.

Nga ana tjetër Greqia nuk pranon asnjë vendin ndërkombëtar të marrë për këtë çështje, si dhe nuk kthen pronat e tyre të cilat mendohet se kanë një vlerë rreth 2.5 miliardë dollarë. Ndërkohë armiqësia ndaj shqiptarëve dhe në veçanti atyre çamë në shoqërinë greke ende është prezente.

Sot rreth 400 mijë shqiptarë në Greqi jetojnë në kushte shumë të vështira. Presioni dhe shantazhi i bën ata që të përdorin emra grekë dhe të paraqesin veten e tyre ortodoksë. 

Një fjalë e urtë greke thotë: “E drejta hahet, por nuk mund të kapërdhihet”.

Liga Demokratike e Çamërisë e ngritur në SHBA, thotë se në Greqi ka ende 100 mijë shqiptarë çamë. Shoqata Politike Patriotike Çamëria me qendër në Tiranë, në një deklaratë të vitit 1993 thotë se në Greqi ka 250-300 mijë shqiptarë.

Ndërsa sipas Komisionit Ndërkombëtarë të Hetimeve pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara thotë se 35 mijë shqiptarë nuk mund të kthehen në Greqi. Mendohet se në Shqipëri jetojnë 250 mijë, ndërsa në Turqi 400 mijë shqiptarë çamë. (Marrë nga libri Problemi i Çamërisë, Shefqet Balla, faqa 118)

Parlamenti i Shqipërisë vendosi në 30 qershorë 1994 27 qershorin si ‘Dita e Përkujtimit të Genocidit Çam’Çdo vit në këtë datë mijëra shqiptarë organizojnë marshime drejt kufirit grek, me qëllim që të tregojnë se e kanë ende të freskët shpresën për kthimin në vendin e tyre.

Shqiptarët Çamë kërkojnë atdhe dhe jo gjak, shtetësi dhe jo racizëm, drejtësi dhe jo justifikim. Mendoni se kërkojnë shumë?

 * Autori është analist i Ballkanit. Shkrimi u shkrua për të përditshmen “Yeni Akit” në Turqi

SHKARKO APP