Gjërat që bëjnë xheloz një mashkull
Ai nuk është në humor, është nervoz, dhe duket i gatshëm për ta kthyer çdo mosmarreveshje në një luftë.
Por ju dhe ai keni shpenzuar shumë kohë bashkë dhe kjo nuk është njësoj, si të keni flirtuar me të. Rezulton se ai mund te jetë xheloz edhe nëse nuk ka asnjë arsye. Isadora Altman, një terapiste martese dhe familjeje në San Francisko hedh dritë mbi disa arsye të habitshme pse ai bëhet xheloz dhe si ta shmangni këtë.
- Regjimi juaj i ri në stërvitje
Një studim i 2013 nga Universiteti i Karolinës së Veriut zbuloi se, humbja e peshës nga njëri partner mund të ndryshojë negativisht dinamikën e marrëdhënies, veçanërisht të partneri që nuk është i dhënë pas pamjes së jashtme, i cili do të ndihet i bezdisur. Në vend që ta shtyni atë që të bashkohet me ju në CrossFit, sugjerojini një aktivitet më të lehtë siç është ecja. Dhe në vend të hidhni poshtë sugjerimin e tij për të provuar menynë e re të një restoranti, provojeni dhe pasojeni në ditët në vazhdim me një recetë të shëndetshme por të shijshme në shtëpi.
- Një natë jashtë me shoqet
Një studim nga Universiteti Shtetëror i Buffalo ka gjetur se miqtë e të njëjtës gjini mund të nxjerrin në pah ndjenjat e xhelozisë të partnerit, sepse ata kërcënojnë nocionin se partneri juaj është “Nr. 1” në jeten tuaj. Kujtojini partnerit se ai është po aq thelbësor në jetën tuaj sa edhe shoqet tuaja.
- Ngrënia e drekës me kolegun tuaj.
Partneri juaj e di që nuk ka asgjë mes jush dhe bashkëpunëtorit tuaj, ju jeni duke bërë bashkë një projekt, por ai ende mund të ndihet keq në qoftë se ju dhe kolegu juaj keni takime të shpeshta në mesditë. Sipas një studimi nga Cornell, konsumimi i një vakti me një koleg të seksit të kundërt, edhe pse mes jush nuk ka asgjë më tepër krijon më shumë xhelozi te partneri se sa një takim për kafe. Kujtojini partnerit tuaj se nuk ka asnjë problem, ose ftojeni dhe atë bashkë me ju.
- Ju jeni e dhënë pas mediave sociale
Qëndrimi i gjatë në Facebook dhe kontrolli i shpeshtë i tij mund të krijojë xhelozi në marrëdhënien tuaj, thotë një studim nga Universiteti i Missouri Columbia. Sa më shumë njëri nga partnerët rri në Facebook, aq më shumë mendon partneri tjetër se diçka po ndodh me të, duke bërë që ky i fundit të monitorojë faqen e tij/saj. Studimi zbuloi se kjo është e vërtetë veçanërisht në marrëdhëniet e reja. Kështu që, merrni një pushim nga rrjetet sociale dhe qëndroni më shumë kohë bashkë për të njohur njeri-tjetrin.
- Përplasjet bëhen intensive
Nëse ju dhe ai keni hobe të ngjashme, ju të dy mund të shkaktoni herë pas here xhelozi dhe pasiguri tek njëri-tjetri. Kjo nuk është një gjë e keqe, vetëm se të dy jeni shumë konkurrues. Duke ditur pikat tuaja të dobëta flisni rreth tyre dhe të jeni të sigurt se xhelozia nuk do të ndikojë në lidhjen tuaj.