Gjergji drejtore e Spitalit të Elbasanit, Berisha e përjashton nga PD: Kjo i pret ata që shkelmojnë besimin e demokratëve
Kryetari i PD-së, Sali Berisha flet për përjashtimin nga radhët e partisë të atyre që marrin poste drejtuese në administratë. Ai u pyet nga gazetarët për emërimin e ish-deputetes demokrate Zheni Gjergji si drejtuese e Spitalit të Elbasanit.
”Nuk është kjo një raport i këtyre individëve me Sali Berishën. Kemi të bëjmë një raport me ata që i kanë votuar, me ata që i kanë mbështetur. Një gjë mund të them, për Sali Berishën, të gjithë ata që shkelmojnë mbi atë besim dhe atë mbështetje, janë automatikisht jashtë kësaj force politike”, tha Berisha.
Një ditë më parë, ishte vetë zonja Gjergji që njoftoi emërimin në krye të spitalit “Xhaferr Kongoli”, duke sqaruar se kishte hequr dorë nga funksionet e saj në Partinë Demokratike.
KOHA JONË SONDAZH

