Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E hënë, 19 Tetor 2026, 10:01 Dita e shtatë e revoltës, protestuesit nisin grumbullimin nga sheshi “Skënderbej”. Policia i shpërndan Një grup të rinjsh janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, edhe pse protesta pritet të nisë pranë mesditës. Ata dëgjohen të përsërisin thirrjet kundër qeverisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Nisja e mësimit
  • Studentët dhe policia
  • Kriza politike
  • Mësuesit dhe dhuna
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Nisja e mësimit
  • Studentët dhe policia
  • Kriza politike
  • Mësuesit dhe dhuna
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Akti i lartë i qytetarisë dhe ndershmërisë së 14-vjeçarit nga Shkodra që i kthen çantën turistes belge

Kultura E diel, 7 Qershor 2026 23:40
Akti i lartë i qytetarisë dhe ndershmërisë së 14-vjeçarit nga Shkodra që i kthen çantën turistes belge
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nuk mund të kalonte pa vëmëndje mediatike, akti i djaloshit nga Shkodra, i cili do t’i kthente çantën një turisteje belge, duke nënshkruar kësisoj një gjest të admirueshëm ndershmërie.

Ndërsa bashkëmoshatarët e tij i kalonin ditët e verës mes plazhit dhe argëtimit, 14-vjeçari Ardis Plisi nga Shkodra ka zgjedhur një tjetër rrugë: të punojë për të ndihmuar familjen. Por përtej përkushtimit të tij në punë, ai ka tërhequr vëmendjen edhe për një gjest që flet për edukim dhe ndershmëri të rrallë.

Mund t'ju interesojë

Ministrja e Arsimit: Sot ka nisur mësimi në mbi 1400 shkolla në vend, mirënjohje për…

Ministrja e Arsimit: Sot ka nisur mësimi në mbi 1400 shkolla në vend, mirënjohje për…

Para 31 minutash
Kryeministri Rama: Nuk ka asnjë tërheqje, nuk ka zgjidhje politike!

Kryeministri Rama: Nuk ka asnjë tërheqje, nuk ka zgjidhje politike!

Para 1 ore
Rama: Studentët që sulmojnë policinë nuk do kenë shkollim falas, do paguajnë!

Rama: Studentët që sulmojnë policinë nuk do kenë shkollim falas, do paguajnë!

Para 1 ore

Dy ditë më parë, gjatë orarit të punës në një kafene në zonën turistike të Shirokës, Ardisi ka gjetur një çantë të harruar nga një turiste belge. Brenda saj ndodheshin para në cash, karta bankare, dokumente personale dhe bileta udhëtimi — një pasuri e vogël personale, por me vlerë të madhe për pronaren.

Pa hezitim, ai ka vendosur ta dorëzojë çantën në mënyrë të rregullt. “Si mund të mos ia ktheja? Familja ime më ka mësuar se çdo gjë që nuk është e jotja duhet t’i kthehet pronarit,” ka thënë adoleshenti, duke e thjeshtuar një gjest që në thelb flet shumë për karakterin e tij.

Pronar i lokalit ku punon Ardisi e përshkruan atë si një djalë të rrallë për moshën e tij. “E kam marrë në punë sepse është shumë i përgjegjshëm dhe i aftë. Punon me orë të gjata dhe është një ndihmë e madhe për lokalin. Gjesti i tij më ka prekur,” është shprehur ai.

Ndërkohë, turistja belge Katrine Fabianne e ka kuptuar mungesën e çantës vetëm pasi kishte mbërritur në Theth. Fillimisht ka menduar se gjithçka ishte humbur, por më pas ka marrë mesazhe të shumta nga qytetarë shqiptarë në rrjetet sociale, të cilët e kanë informuar për gjetjen e saj dhe dorëzimin në polici.

“Kur shkova në komisariat dhe mora sendet e mia, nuk mund ta besoja. Nuk e kisha imagjinuar kurrë një gjest të tillë. Jam shumë mirënjohëse ndaj Ardisit. Në Shqipëri kam takuar njerëz të mrekullueshëm,” ka rrëfyer ajo.

Rasti i Ardisit nuk është i izoluar në këtë zonë. Shkodra ka shënuar edhe më herët shembuj të ngjashëm ndershmërie, si ai i 16-vjeçarit Erind Shkambaj, i cili dy vite më parë gjeti një portofol me mijëra euro dhe e dorëzoi tek pronari i tij, një turist italian.

Në një kohë kur shpesh vëmendja përqendrohet te lajmet negative, këto histori mbeten një kujtesë e thjeshtë, por e fortë, se gjestet e vogla të ndershmërisë vazhdojnë të jenë ndër treguesit më të qartë të një shoqërie që ruan vlerat e saj.

Përgatiti: Albert Vataj

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 3 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

2 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 12 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

3 Flet Erion Braçe për protestat
Para 12 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

4 Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)
Para 17 orësh

Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.