Gjiganti i naftës Shell siguron të drejtën e kërkimit në Shqipëri
Dy superfuqi të kërkimit të naftës do të vijnë në Shqipëri, për të vlerësuar zbulimin e bërë në vitin 2013.
Partnerët “Shell dhe Petromanas” kanë kontraktuar për të instaluar një pajisje prej 3000-kuaj-fuqi, për një afat prej dy vjetësh, në një program të planifikuar, mbi vlerësimin tokësor të naftës në Shqipëri.
Ato prej kohësh kishin bërë ofertat e tyre, dhe përveç bashkimit të Petromanas dhe Shell, në garë ishin edhe Delek Group Limited i Izraelit dhe Interland Investments SA.
Procedura për nxjerrjen e blloqeve për shprehje interesi përmes ofertave kishte kohë që kishin nisur dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës mbylli procedurat vetëm pak ditë më parë.
Petromanas është një kompani që ka të drejtë kërkimi në vendin tonë, ndërkohë që, së bashku me Shell, janë të angazhuara për shpimin në malin e Shpiragut.