Gjiknuri fton investitorët francezë: Shqipëria, e pasur me burimet ujore
Në fjalën e tij, Gjiknuri u ndal tek mundësitë që ofron vendi për investime efektive në sektorët e energjisë dhe industrisë ndërsa përmendi dhe faktin se tanimë ekzistojnë kornizat e përshtatshme ligjore për të garantuar sigurinë e investimeve.
Ai u ndal tek investimet në energjetikë duke deklaruar se Shqipëria është e pasur me burimet ujore.
Ministri tha edhe se qeveria shqiptare është në diskutime me investitorët e interesuar potenciale për mundësine realizimit të projektit të hidrocentralit të Skavicës, një projekt me rëndësi strategjike për sigurinë energjitike.
Më tej, ai u ndal tek investimet në linjat e interkonjeksionit, linja me Kosovën dhe më pas edhe planet për linjën me Maqedoninë. Në këtë aspekt, Gjiknuri tha se lidhja me vendet fqinje përmes këtyre linjave do të mund të zgjerojë mundësitë për tregtimin e energjisë së gjeneruar nga burimet e reja, një shans i mirë ky për investitorët privatë që duan të angazhohen në këtë fushë. Gjiknuri mori shembull firmën norvegjeze Statkraft e cila po ndërton një projekt të rëndësishëm në Kaskadën e Devollit.
“Lidhje më të mira do të thotë më shumë mundësi për tregti, do të thotë çmime më të qëndrueshme, si për konsumatorin ashtu edhe mundësi për të gjithë investitorët për tregtimin e energjisë”, u shpreh ai.