Gjiknuri: Gazsjellësi TAP, ta degëzojmë dhe me Kosovën

Teksa mori pjesë në punimet e takimit të dytë të Këshillit të Ministrave të Energjisë së Korridorit Jugor të Gazit, pjesë e të cilit është edhe gazsjellësi TAP, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, paraqiti interesin e degëzimit të këtij të fundit edhe me Kosovën.

“Në këtë takim u theksua edhe njëherë rëndësia e Korridorit Jugor të Gazit dhe mbi të gjitha angazhimi që kanë marrë të gjitha shtetet për të bërë të mundur realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm, pra bëhet fjalë për projektin TANAP dhe TAP. Doli shumë e qartë se progresi i TAP është i dukshëm dhe u konfirmua dhe njëherë se financimet janë të mundshme, u garantua se punimet në terren në Shqipëri për tubacionin do të fillojnë në mesin e këtij viti”, u shpreh Gjiknuri.

Teksa tryeza e ministrave ra dakord gjithashtu që të promovojë zgjerimin e Korridorit Jugor të Gazit me tregje të tjera, përfshirë edhe ato jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, siç janë vendet e Komunitetit të Energjisë në rajonin e Ballkanit përmes projektit të gazsjellësit Jonian-Adratik (IAP) dhe interkonektorit Greqi-Bullgari.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe në deklaratën përfundimtare u përfshi dhe gjeti mbështetje nga vendet pjesëmarrëse ideja e zgjerimit të këtij projekti me atë që tanimë njihet si gazsjellësi Jonian-Adriatik (IAP). Aktualisht, Shqipëria bashkë me Malin e Zi kanë aplikuar në Komisionin Evropian për financimin e dizajnit përfundimtar të këtij gazsjellësi. Nga ana tjetër, u përmend edhe aplikimi që ka bërë Shqipëria dhe Kosova për studimin e fizibilitetit të degëzimit të mundshëm të gazsjellësit me segmentin Shqipëri-Kosovë. Këto janë zhvillime të rëndësishme që u theksuan edhe njëherë dhe gjetën mbështetjen e gjithë pjesëmarrësve në këtë takim, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Komisionit Evropian dhe të gjitha shteteve të Korridorit të Jugut”, theksoi ministri Gjiknuri.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?