Gjiknuri: Kush nuk ka para të paguajë energjinë, le ta paguajë me këste

Duke shtuar se nuk do të ketë amnisti për ata që nuk kanë paguar faturat e energjisë elektrike por, sqaroi se po shikohen skema për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë siç mund të jetë pagesa me këste.

“Koorporata po zgjedh skemat e saj. E thashë, shumë shpejt këto do të jenë publike në zyrat e konsumatorit. E rëndësishme është që po mendojmë edhe për t’ju ardhur në ndihmë atyre njerëzve që kanë akumuluar debi”, deklaroi Gjiknuri.

Duke u ndalur në shifra, ai sqaroi se humbjet në fund të muajit tetor ranë në 34%, ndërsa u rritën me 11% faturimet dhe me 50% arkëtimet.

“Humbjet po reduktohen në mënyrë masive, në tetor të këtij viti ato u ulën në 34%. Do të thotë një reduktim radikal të humbjeve dhe shpresojmë të mbajmë të njëjtin trend për ta sjellë sektorin në parametrat e duhura. Arkëtimet janë rritur në një nivel 50%, janë formalizuar shumë kontrata. Ka shumë debitorë të cilët kanë bërë marrëveshje për shlyerje me këste. Të gjithë këto elementë janë pozitivë, por mbi të gjitha janë dy faktorë të dukshëm, të rëndësishëm; kemi një ulje të kërkesës për konsum 15%, çka do të thotë që njerëzit kanë filluar të tregohen më të kujdesshëm, si dhe një rritje të faturimit mbi 11% mesatare”, u shpreh ministri.

Duke përfunduar se ky operacion do të vazhdojë dhe se nuk është thjesht një aksion i rastit, por do të jetë një qasje e vazhdueshme që do të ketë shteti ndaj të gjithë debitorëve të energjisë dhe ndaj të gjithë hajdutëve të saj.

SHKARKO APP