Gjiknuri: Lungomare do vazhdojë deri në Pyllin e Sodës

Faza përfundimtare e shëtitores së Vlorës e njohur ndryshe si Lungomare duket se po kënaq edhe pritshmërinë e bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë në krah të saj. Në kuadër të bashkëbisedimit me grupet e interesit në qytet, drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga kryebashkiaku Dritan Leli takuan një përfaqësi të tyren.

Leli sqaroi se tanimë projekti ndodhet në përfundim e sipër dhe efektet kanë nisur të shfaqen tek biznesi e pronat e patundshme.

“Tani jemi thuajse në fund të kësaj pune publike dhe jam i bindur se ju jeni përfituesit e parë. Ndryshimet e rëndësishme në infrastrukturë sjellin gjithmonë përmirësim të kushteve në të cilat ju realizoni punën dhe biznesin tuaj. Mbi të gjitha, ajo që sjell më tepër është përfitimi. Vlerat e pronave ku ju zhvilloni biznesin sot nuk janë më të njëjtat, çmimet kam informacion që kanë filluar të ndryshojnë”, u shpreh Leli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjiknuri tha se katër vjeçarin e ardhshme shëtitorja do të vazhdojë të zgjatet deri në Pyllin e Sodës për tu shndërruar në një vepër unike.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo nuk është e vetmja, ju e dini se plani i shëtitores katër vjeçarin tjetër është të shtrihet deri tek Pylli i Sodës dhe kjo e bën akoma më unike. Një qytet që në gjithë vijën bregdetare ka një shëtitore është një vlerë jashtëzakonisht e madhe për qytetin. Ju e dini se Vlora ka filluar të hyjë në hartën e kroçerave. Angazhim yni mbetet që katër vjeçarin e ardhshëm të bëjmë investime në Portin e Vlorës që ai të jetë i përshtatshëm për akomodimin e kroçerave. Do të ketë një fluks të kroçerave nga Europa edhe për shkak të orientimeve që kanë ato vende”, nënvizoi Gjiknuri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?