Gjiknuri: Shqipëria, treg i sigurt energjetik

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, u shpreh sot gjatë inaugurimit të HEC-it të Banjës, se Shqipëria po shndërrohet në një treg të sigurt energjetik. Gjiknuri tha se realizimi i projektit hasi në vështirësi gjatë vitit 2013-ë dhe 2014-ë për shkak të problemeve me komunitetin, por qeveria ia doli t’i zgjidhë ato.

“Kjo vepër i përket shqiptarëve dhe kontributit të shumë qeverive shqiptare. Po të mos ishin zgjidhur në vitin 2013 dhe 2014 problemet e mbartura me komunitetin, zgjidhja që dhamë me ndërtimin e infrastrukturës dhe zgjidhja që një pjesë u mor përsipër nga qeveria dhe pjesa tjetër nga Stakrafti, nuk do të ishte e mundur. Falë kësaj, ne kemi sot një nga veprat më të rëndësishme energjetike. Shqipëria do të jetë një treg i sigurisë dhe i besueshëm energjetik”, u shpreh Gjiknuri.

Si deputet i Gramshit, Gjiknuri tha se nga kjo vepër do të përfitojë e gjithë zona.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E kthen Gramshin nga një xhep që ka qenë, në një nga zonat më të frekuentuara në Shqipëri”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hidrocentrali i Banjës pritet që të rrisë me të paktën 5 për qind prodhimin vendas të energjisë nga hidrocentralet.

Liqeni artificial i Banjës ka një sipërfaqje prej 14 kilometrash katrorë. Nga përmbytjet, ndërtimet e rrugëve dhe linjave të tensionit të lartë, janë prekur mjaft familje. Shumica ka përfituar nga shpronësimet, ndërsa disa prej tyre janë shpërngulur në banesa të reja.

Banja është hidrocentrali i parë i projektit Devolli HidroPower dhe do të pasohet nga ai i Moglicës. Ndërtimi është bërë për pak më shumë se 3 vite. I gjithë projekti, që përfundon në 2019, i kalon 530 milionë euro dhe pritet sërish të punësojë mijëra banorë lokalë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?