Gjimnazisti qëllon me thikë shokët, policia e qëllon me plumb

Një nxënës i shkollës së mesme ka goditur fuqishëm me thikë shokët e tij në oborrin e shkollës, ndërsa më pas u qëllua nga policia.

Reagimi ka ardhur për shkak se ai ishte keqtrajtuar në vijimësi, sipas deklarimeve të tij.

I quajtur Logan Clark, 14 vjeçari u filmua nga kamerat e sigurisë me një thikë që kërcënonte nxënësit e shkollë në Reno të Nevadas në SHBA.

Ai u qëllua nga një polici, pasi i riu nuk iu bind urdhrit për t’u dorëzuar.

Ai ndodhet në gjendje kritike në një spital në Reno. Babai i tij tha se incidenti kishte ndodhur për shkak se i biri ishte keqtrajtuar. Ai tha se shkolla e dinte problemin e tij dhe nuk kishte vepruar.

/Ora News/

SHKARKO APP