Gjin Gjoni tregon tre faktorët që e shtyjnë opozitën drejt qeverisë teknike

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni ka shpjeguar arsyet pse opozita ka intensifikuar kërkesën për një qeveri teknike. Ai theksoi se janë tre faktorë kryesorë që e kanë shtyrë PD-në drejt këtij qëndrimi.

”Aty janë faktuar të gjitha shkeljet dhe thuhet hapur se zgjedhjet ishin të parregullta. Ndryshe nga raportet e mëparshme, të cilat gjithmonë evidentonin një përmirësim krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ky raport ka qenë i ashpër. Raporti i fundit thotë se parti dhe shteti janë një, blerja e votave ka qenë masive, dhe lidhjet e krimit me politikën janë të dukshme”,-tha Gjoni.

Ai veçoi qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), i cili sipas tij ka intensifikuar tonin e kritikave dhe angazhimin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. ”Me ardhjen e administratës Trump është intensifikuar lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Deklaratat e DASH kanë qenë të qarta: shqiptarët duhet të luftojnë krimin e organizuar dhe të forcojnë bashkëpunimin me institucionet e drejtësisë”,-u shpreh Gjoni në ”RTSH”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si faktor të tretë përsë duhet të ketë qeveri teknike, Gjoni u shpreh se është reagimi popullor ndaj korrupsionit. ”Populli po reagon për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit. Ky është një presion i brendshëm që nuk mund të injorohet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?