Gjinushi: Tani kemi “hashash teknik”

Në përgjigje të pyetjes së Mesila Dodës, deputete e PDIU-së: pse nuk flitet më për hashashin? Pse nuk kapet më hashash? Kryetari PSD-së, Skendër Gjinushi tha mbrëmë në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në televizionin publik, se “tani kemi hashash teknik”.

Debati për zgjedhjet e 25 qershorit vuri përballë përfaqësues të partive që synojnë të arrijnë përfaqësim në Parlamentin e ardhshëm. Gjergj Bojaxhi, përfaqësues politik i partisë Sfida për Shqipërinë tha se klasa politike ka dështuar dhe se synon votën e shqiptarëve që ndihen të papërfaqësuar nga partitë aktuale.

Mimoza Hafizi e partisë Libra, tha se synojnë të paktën 10 vende në Parlamentin e ardhshëm. Mesila Doda, sekretare e përgjithshme e PDIU-së, u shpreh dyshuese për sondazhet e deritanishme. Në përgjigje të pyetjes nëse PDIU e ndjen veten në pushtet apo në opozitë, Doda tha se asnjë

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjinushi tha se sondazhet kanë një synim djallëzor për të përccuar tek votuesit se vota për partitë e vogla shkon dëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas sondazhit të parë të publikuar nga Ora News dhe PR marketing, mbi 20% e njerëzve që do të shkojnë të votojnë ende nuk kanë vendosur se për cilën parti do të japin votën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?