Gjirokastër, autobusi me targa greke përplas për vdekje këmbësorin
Një këmbësor është aksidentuar për vdekje në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele (5 janar) rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Humelic
Policia sqaron se “këmbësori është aksidentuar nga një autobus me targa greke, i cili drejtohej nga një 45-vjeçar me iniciale L.R. “
Mësohet se viktima ishte nga fshatrat e Përmetit dhe ishte nen efektin e alkoolit.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryhen veprimet proceduriale.