GJKKO e dënoi me 2.8 vite burg, por ish-deputeti socialist lirohet nga qelia
Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, është liruar nga qelia e paraburgimit të Durrësit mbrëmjen e djeshme.
GJKKO e dënoi një ditë më parë Bllakon si ish-sekretar i Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit me 4 vite burg, i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, u dënua me 2.8 vite burg.
Në përfundim GJKKO urdhëroi shuarjen e masës së sigurisë. Lirimi vjen pasi i është shuar masa e sigurisë si për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.
KOHA JONË SONDAZH

