GJKKO pezulloi zv/kryeministren Balluku nga detyrat, zbardhet kërkesa e Qeverisë në Kushtetuese
Qeveria ”Rama 4” ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me pezullimin nga funksionet e saj në qeveri të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Në kërkesën e Kryeministrisë thuhet se kërkohet shqyrtimi i konfliktit të kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave;
Shfuqizimin ei vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GJKKO-së, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese. Pezullimin e vendimit të mësipërm të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese; Interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës.
Sipas nenit 103
1-Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet.
2-Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse.
3-Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.
KOHA JONË SONDAZH

