GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e deputetes së PS-së, Belinda Balluku për shuarjen e masës së pezullimit nga detyra. Vendimi i gjykatës konfirmon se masa e pezullimit do të vazhdojë të zbatohet. Balluku kishte kërkuar heqjen e pezullimit, por gjykata e konsideroi kërkesën të pabazuar.

Sipas një njoftimi zyrtar për mediat, Balluku paraqiti më 13 mars 2026 pranë gjykatës kërkesën për “revokimin e menjëhershëm të masës së sigurimit personal me karakter ndalues ‘pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’”. Kjo masë ishte vendosur ndaj saj me vendimin nr. 118, datë 19 nëntor 2025, nga e njëjta gjykatë.

Në kërkesën e saj, Balluku kërkonte gjithashtu konstatimin e shuarjes ose rënies së kësaj mase sigurimi, e cila përfshin pezullimin nga funksionet e larta shtetërore si zëvendëskryeministre e Republikës së Shqipërisë dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela vendosi rrëzimin e kërkesës. Vendimi u mor në bazë të neneve 112, 260/1, 262/2 dhe 267 të Kodit të Procedurës Penale dhe mban numrin 229, datë 13 mars 2026.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?