GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për t’u njohur me aktet e dosjes, kryebashkiaku largon avokatin
Lajme E Premte, 12 Dhjetor 2025 11:45
GJKKO ka rrëzuar një tjetër kërkesë të kryebashkiakut, Erion Veliaj për t’u njohur me aktet e dosjes, si edhe për të dalë nga kafazi i qelqtë në sallën e gjyqit.
Kërkesa e mbrojtjes së Veliajt u rrëzua me vendim të GJKKO-së.
Pas vendimit të gjyqtares Etleva Deda, Veliaj komunikoi heqjen nga mbrojtja të avokatit Artan Gjermeni, ndërsa gjykata caktoi Valentina Teodoreskun avokate kryesisht.
Seanca paraprake u shty për më 5 janar.
KOHA JONË SONDAZH

