Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese bëhen bashkë, Sadushi: Ekuilibri institucional ruhet kur secila gjykatë qëndron brenda rolit

Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese zhvilluan sot një takim të përbashkët, me mbështetjen e Këshillit të Evropës, në kuadër të projektit D-REX III. Takimi kishte në fokus forcimin e koherencës së jurisprudencës dhe sigurisë juridike, si elementë thelbësorë për funksionimin e shtetit të së drejtës.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se ekuilibri institucional ruhet kur secila gjykatë qëndron brenda rolit të saj.

“Kufijtë mes dy gjykatave nuk mbrohen nga kompetencat, por nga mënyra si ato ushtrohen. Kur secila qëndron brenda rolit të vet, sistemi funksionon; kur njëra fillon të zëvendësojë tjetrën, dëmtohet jo vetëm ekuilibri institucional, por vetë besimi te drejtësia”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji, vuri në dukje rëndësinë e këtij dialogu në një moment kur koherenca e jurisprudencës dhe siguria juridike janë thelbësore për funksionimin e shtetit të së drejtës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?