Gjykata e Lartë, rreth 400 dosje shqyrtohen në vit

Qytetarët që nuk gjejnë të drejtën që pretendojnë në dy shkallët e para ta gjyqësorit , i drejtohen Gjykatës së Lartë, si shkalla e fundit në vendin tonë ku mund ta fitojnë atë, por shifrat janë alarmante sa i përket zvarritjes së gjykimit. Më herët Gjykata Kushtetuese ngriti një shqetësim të tillë, ku kërkoi që të ndryshonte formula e mënyrës sesi bëhet gjykimi i dosjeve, pasi edhe për dosjet që merren në shqyrtim, anëtarët e Gjykatës së Lartë ose nuk plotësojnë numrat, ose nuk plotësohen votat gjatë gjykimit, për një drejtë, që kërkohet, dhe kjo nga ligji aktual.  Në këto kushte, disa qytetarë janë detyruar t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut, për shkak të zvarritjeve, dhe shpesh është penalizuar me gjobë shteti shqiptar. Aktualisht janë me mijëra dosje që nuk kanë marrë zgjidhje dhe për këtë shkak kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka ngritur shqetësimin e stokut te çështjeve që presin për t’u gjykuar, jo vetëm për shkak të fluksit të rekurseve duke qene se të gjithë i drejtohen Gjykatës së Lartë, por edhe për shkak të  problemit të transmetuar ndër vite.  Zaganjori sugjeroi që për çdo çështje zgjidhja të gjendet me anë të rekursit. Problemi nisi në vitin 2007, atëherë  kur për këtë Gjykatë, u lanë për një kohë  të gjatë pesë vende vakante, krizë e cila nga përplasjet politike, vuajnë ende sot qytetarët. Në fakt me ndryshimet ligjore të trupës prej 17 gjyqtarësh duhet t’iu shtohen edhe dy gjyqtare të  tjerë në Gjykatën e Lartë. Por anëtarët e saj zgjidhen nga politika dhe dy kampet politike për shkak të preferencave që kanë nuk kanë mundur deri tani të gjejnë emrat që duhet t’i shtohen trupës së Gjykatës së Lartë. Nga ana tjetër, për të përballuar fluksin e rekurseve, pasi vetëm për këtë vit janë depozituar mbi njëmijë dosje të tjera, janë marrë masa për të përballuar fluksin duke shtuar edhe 14 këshilltarë që asistojnë gjyqtarët. Nga Gjykata e Lartë pretendohet se zgjidhin mesatarisht 400 çështje në vit, por pritja e dosjeve mund të të trashëgohet për të paktën edhe për tre vitet e ardhshme. Në arkivën e Gjykatës së Lartë, 11 mijë dosje pa zgjidhje, janë vendosur në atë mënyrë sa duken si dosjet e Arkivave të Shtetit.  Ato janë stivuar në dhoma të veçanta, në të cilat në një ambient të posaçëm mbahen çështjet civile administrative. Në një dhomë tjetër janë renditur dosjet penale. Se kur do të marrin zgjidhje as vetëm Gjykata e Lartë nuk e ka të qartë. 

SHKARKO APP