Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin mbi kërkesën nga Sali Berisha, duke konstatuar shkelje lidhur me kohëzgjatjen e masës së ”arrestit shtëpiak” të vendosur ndaj tij. Vendimi ka të bëjë me tre vendime të dhëna më herët nga gjykatat më të ulëta, të cilat kishin lënë në fuqi masën e sigurimit personal ”arrest shtëpie” për një periudhë të gjatë kohore.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është dhënë në përfundim të seancës gjyqësore, pa praninë e palëve, sipas praktikës së kësaj gjykate. Në përmbajtjen e tij, trupa gjykuese ka vlerësuar se masa e ”arrestit shtëpiak” ka tejkaluar kufijtë e proporcionalitetit dhe arsyeshmërisë, duke u shndërruar në një kufizim të zgjatur të lirisë personale.

Avokatët e Berishës argumentuan se nuk ekzistonin më kushtet ligjore për vijimin e arrestit shtëpiak, ndërsa theksuan se masa po përdorej në mënyrë disproporcionale dhe pa rrezik real për hetimin. Në krahun tjetër, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kishte insistuar në vijimin e masës së arrestit shtëpiak, duke argumentuar se ajo ishte e domosdoshme për garantimin e mbarëvajtjes së procesit penal. Megjithatë, këto qëndrime nuk u konsideruan të mjaftueshme nga Gjykata Kushtetuese për të justifikuar kohëzgjatjen e masës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i Kushtetueses vjen gjithashtu në një kohë kur në janar të vitit 2025, gjykata kompetente ndryshoi masën e sigurimit ndaj ish-kryeministrit nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”. Ky ndryshim tashmë përforcohet edhe nga vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konkluduar se kufizimi i mëparshëm i lirisë personale ka qenë i tejzgjatur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?