Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për Belinda Ballukun, rrëzohet ankimi i Ramës

Pas një mbledhje të gjatë prej rreth 10 orësh, Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim përfundimtar lidhur me ankimimin e kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) që kishte pezulluar nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Votimi në Kushtetuese përfundoi 4 me 4, një rezultat i pamjaftueshëm për të miratuar ankimimin e qeverisë, çka në praktikë e lë rastin pa një vendim përfundimtar dhe pezullon automatikisht kërkesën e Kryeministrit Ramës për shfuqizimin e masës së pezullimit.

Pra fiton SPAK-u dhe GJKKO, që do të thotë se zv/kryeministrja quhet e pezulluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për me tepër lexo shkrimin e mëposhtëm:

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Rrëzohet Balluku/Kush votoi pro dhe kundër kërkesës së kryeministrit në Gjykatën Kushtetuese

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?