Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës për të fituar lirinë
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot në orën 11:00 ankimimin e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili kërkon rrëzimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Meta kërkon nga Kushtetuesja shfuqizimin e vendimeve të Shkallës së Parë të GJKKO-së, Apelit të Posaçëm dhe atë të Gjykatës së Lartë duke kërkuar kështu daljen nga paraburgimi.
Ilir Meta ndodhet i izoluar që prej tetorit të vitit 2024, pas akuzave për korrupsion, shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie të ngritura ndaj tij nga SPAK.
KOHA JONË SONDAZH

