Gjyqi në GJKKO, reagon Ilir Meta: Nuk bëjmë lojëra për shtyrje seancash, sapo ka filluar

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të seancës së sotme në GJKKO, duke u shprehur se nuk ka shtyrje, por seanca sapo ka filluar. ”Ishte insistimi im që kjo seancë më në fund të fillonte dhe e falenderoj gjyqtaren e seancës paraprake që e mori këtë vendim. Për 4 orë kemi dëgjuar prokurorët që lexonin akuzat e tyre për CEZ-DIA, që ishin siç ju a kanë shpërndarë më 21 tetor 2024. U detyruam të ndërhynim disa herë, jo për t’i ndërprerë prokurorët, por për t’i ndihmuar të mos gënjejnë para gjykatës”,-thuhet në një postim në Facebook.

Postimi i plotë

Seanca paraprake filloi. Prokurorët më në fund kuptuan dallimin mes METE-s (Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës) dhe Metës. I ftoj të gjitha mediat të jenë korrekte dhe të mos shpërndajnë dizinformacione, sikur gjoja seanca paraprake ndaj Ilir Metës është shtyrë për javën tjetër. JO! Më në fund, seanca paraprake u zhvillua, edhe pse mungonte një nga të bashkëpandehurit dhe avokatët e tij. Ishte insistimi im që kjo seancë të fillonte më në fund dhe e falënderoj gjyqtaren e seancës paraprake që e mori këtë vendim. Për katër orë kemi dëgjuar prokurorët të lexonin akuzat e tyre për çështjen CEZ-DIA, të njëjtat që u janë shpërndarë mediave më 21 tetor 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama

U detyruam të ndërhynim disa herë, jo për t’i ndërprerë prokurorët, por për t’i ndihmuar që të mos gënjejnë para gjykatës. Afera CEZ-DIA është një çështje ku shteti shqiptar, jo vetëm që nuk ka humbur rreth 1.1 milion euro, por përkundrazi ka fituar mbi 4 milion euro. Arritja më e madhe është se, pas tetë vitesh hetime, prokurorët më në fund kuptuan dallimin midis METE-s (Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës) dhe Metës, pasi vazhdimisht i referoheshin METE-s si Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kishte edhe plot “arritje” të tjera, por këto mund t’i sqarojnë avokatët. Pra, SEANCA NUK U SHTY. SEANCA FILLOI. Edhe prokurorët e kuptuan se METE nuk është Meta. Seanca tjetër u la pas një jave, edhe pse kërkova që të zhvilloheshin dy seanca brenda një jave. Ilir Meta as i është shmangur drejtësisë dhe as nuk bën lojëra për shtyrjen e seancave. Në fund të gjithë kësaj farse kriminale, të diktuar nga “Palloshi i gjatë”, do të dalë jo vetëm që METE nuk është Meta, por se ILIR META ËSHTË E VËRTETA.

Sidoqoftë, dua t’i falënderoj prokurorët e SPAK-ut që u kanë dhënë leje gazetarëve për të më intervistuar dhe e ftoj Ministrin e Drejtësisë të mos bëhet më pengesë. Sepse jo vetëm Navalny dhe Khodorkovsky kanë dhënë intervista në burgjet e Rusisë, por edhe në Shqipëri jo vetëm politikanë të paraburgosur apo të burgosur, por edhe persona të dënuar me burgim të përjetshëm kanë dhënë intervista televizive. Kjo sepse çdo qytetar, sidomos çdo politikan, ka jo vetëm të drejta, por edhe detyrimin t’u përgjigjet gazetarëve dhe mediave, në interes të opinionit publik dhe të llogaridhënies.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?