Gjyqtarët heqin orat e shtrenjta dhe fshehin makinat luksoze

 

Nga Mentor Kikia

Ambasadori amerikan Donald Lu, sot foli anglisht në konferencën gjyqësore, ku gjyqtarët u mblodhën për të zgjedhur anëtarët e rinj të KLD-së.

Ambasadori Lu u bëri thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që të largohen, të lënë detyrën, pasi me hartimin e reformës në drejtësi, ata do të futen në burg.

Por kush janë të korruptuarit? Këtu zoti Lu foli sërish shqip: Të korruptuar janë ata që nuk justifikojnë pasuritë, ata që mbajnë në dorë orë që kushtojnë më shumë se makina ime (këtu duhet të kuptojë se zoti Lu nuk flet për makinën e institucionit, siç thonë zyrtarët tanë, por makinën personale). Në të njëjtën linjë ishte edhe ambasadorja Vlahutin.

Kjo dyshe diplomatësh janë më të ‘agresivët’ kundër korrupsionit në drejtësi dhe mbështetësit më të zjarrtë të reformës.

Prezanca e tyre në konferencën gjyqësore është një rast i paprecedent, për një shtet të pavarur.

Por, parë në një këndvështirm tjetër, më e paprecedentë është që në atë sallë ka gjykatës që mbajnë orë që kushtojnë dhjetra mijëra euro. Dhe të mendosh se këto janë vetëm cingërrima.

Në atë salle jane ata qe e kane bere drejtesine mall dhe e shesin si placke te tyren.

Ndaj faleminderit ambasadorëve që kanë vendosur të flasin SHQIP, tani më shumë se kurrë.

P.S: Sot gjykatësit kishin ardhur në konferencë të veshur thjesht, pa kostumet dhe orët e shtrenjta. Ndërsa makinat luksoze i kishin parkuar nëpër periferira apo rrugica të Tiranë dhe jo në parkingun e hotelit ku u mbajt konferenca, qe heret e tjera i ngjan nje salloni reklamash te makinave luksoze.

SHKARKO APP