Gjyqtarja Bejtja pa mandat, deputetja Xhixho: Vë në pikëpyetje legjitimitetin e Kushtetueses
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se vendimarrja e Gjykatës Kushtetuese për të shpallur vakancën në vendin e Sonila Bejtjas, vë në pikëpyetje legjitimitetin e gjykatës.
”Dekreti me të cilin është emëruar zonja Bejtja ka qenë shumë i qartë. Që mandati i saj mbaronte në 2028. Dhe padyshim që kjo vendimarrje vë në pikëpyetje legjitimetin e gjykatës Kushtetuese. Në sensin e kësaj ndërhyrjeje që bëhet në mandatin e kësaj gjyqtareje. Dhe më lejoni që kjo është një gjyqtare goxha me integritet.
Ka dhënë vendime dhe arsyetime për shumë nga ligjet dhe nga vendimet e gjykatës Kushtetuese, goxha shteruese. Mendoj që presidenti i cili tashmë radhazi ka shkelur Kushtetutën. Rasti flagrant ishte i zgjedhjeve lokale që dekretimi i datës së zgjedhjeve pa pritur vendimin e gjykatës Kushtetuese. Padyshim ndërhyrja e tij në gjyqësorin më të lartë në hierarkinë padyshim që është një rast i paprecedentë.
Vendimarrja lë shumë për të dëshiruar. Fakti që presidenti i Republikës i është drejtuar gjykatës Kushtetuese për të kërkuar llogari për mandatin e një nga anëtareve të gjykatës Kushtetuese duke kërkuar hapjen e vakancës për të, padyshim që është e pa precedent”.
KOHA JONË SONDAZH

