Gjysma e Tiranës në terr prej 1 ore në temperatura të ulëta

Disa zona të Tiranës janë zhytur në terr për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Shkak dyshohet se është bërë një defekt në linjën e OST 110 kv, që ka lënë pa energji disa zona pa energji në kryeqytet.

Raportohet se deri më tani janë pa energji lagjet në Njësinë 1 dhe 2: Ali Dem, Shkozë, Tregu Elektrik, Sauk, Farkë etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime zyrtare nga OSHE, thonë qe defekti është i OST, e cila po punon për gjetjen e një zgjidhjeje alternative për të furnizuar pjesë -pjesë me energji nënstacionet e saj nga linja të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rreth orës 20:30 është staktuar linja e transmetimit 110kV Tirana 220 kV – Traktora, ku për disa minuta la pa energji elektrike disa zona të Tiranës.

Aktualisht, grupet e OSSH po manovrojnë me linjat e dyta përmes skemave unazë.

Institucionet e rëndësisë së vepantë kanë marë energji elektrike, si dhe në disa zona është rikthyer brenda 30 minutash.

Aktualisht pa energji elektrike janë një pjesë e rrugës “Ali Demi”, zona pranë Teleferikut, Fresku, zonat pranë “Rruga e Elbasanit”, etj” – thuhet në një reagim të OSHEE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?