“GofundMe” për Elvis Shkambin, ja sa para po japin shqiptarët

Për Elvis Shkambin, vrasësi i gjykatësit Astrit Kalaja është hapur një ”Go Found Me”, ku kërkohet ndihmë financiare për shpenzimet e gjyqit. Fushata e shpërndarë dhe e organizuar nga një familjar i tyre, Francesk Shkambi, kërkon mbështetje financiare për të siguruar “mbrojtje ligjore profesionale dhe të pavarur” për dy të akuzuarit

Në vetëm pak orë janë mbledhur mbi 9 mijë dollarë nga 31 donacione, ku bie në sy se ka persona që kanë dhuruar shuma prej 1000 dollarë. Në rrjete sociale ka një valë me qëndrime që i japin të drejtë Shkambit nisur nga situata ku janë në Gjykata çështjet e pronësisë.

”Përshëndetje! Dua të ndaj me ju një kauzë që ka vërtet nevojë për mbështetjen tonë: të drejtat ligjore të Elvis dhe Gjon Shkambit, të cilët po përballen me një betejë të dhimbshme për përfaqësim të drejtë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Kontributi juaj, sado i vogël, do të ketë një ndikim domethënës në luftën e tyre për drejtësi, ndaj ju lutemi të merrni në konsideratë mundësinë për të dhuruar ose për të ndarë këtë link me të tjerët që mund të ndihmojnë. Faleminderit që po e merrni kohën për të mbështetur këtë kauzë të rëndësishme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?