Goldstein: Vijoni reformat

Drejtoresha e Bankës Botërore për Europën Juglindore, Ellen Goldstein apeloi qeverinë që të vijojë reformat për të garantuar një rirtje ekonomike të qëndrueshme, që të jetë e mbështetur tek investimet dhe eksportet, si mënyra e vetme për të ulur varfërinë dhe rritur mirëqënien. Gjatë një konference, ku është diskutuar për mënyrat e nxitjes së rritjes ekonomike, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj deklaroi se qeveria do të vijojë me valën e dytë të reformave që janë të domosdoshme për vendin, edhe pse të dhimbshme.

Banka Botërore apelon qeverinë që të vijojë reformat për të gjeneruar një rirtje ekonomike të qëndrueshme për vendin, e orientuar nga ivestimet dhe eksportet dhe jo nga sektorë sporadikë, si ndërtimi apo shërbimet siç ka ndodhur në 25 vitet e fundit.

Në këtë mënyrë jo vetëm do të zhvillohet ekonomia, por do të ulet varfëria dhe do të rritet mirqënia e qytetarëve.

Ellen Goldstein:Shqipëria ka shumë nevojë të ndryshojë mënyrën e rritjes ekonomike, nga një rritje e gjeneruar nga shërbimet dhe ndërtimi drejt një rritje e orientuar drejt investimeve dhe eksporteve. Për ta bërë këtë duhet një axhendë reformash që të garantojë një rritje ekonomike të qëndrueshme.Apeli ynë është që të vijojnë reformat.

Shkëlqim Cani:Shtresa të tëra të popullësisë kanë atë vuajtjen e vet që kuptohet ne mundohemi që të bëjmë aq sa mundemi brenda buxhetit, brenda mundësive që ka e tërë ekonomia.

Niko Peleshi: Një tipar i rëndësishëm i kuadrit të ri strategjik është fokusimi i tij në rezultate.40% e totalit të financimit prej 1.2 miliard dollarësh do të jepet në formë të mbështetjes buxhetore që do të varet nga ecuria e reformave të ndërmarra nga Qeveria.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, paralajmëroi një valë të dytë reformash për ta vendosur ekonominë në shina.

Arben Ahmetaj:Që nga dita e sotme të jeni të bindur dhe jam i bindur që qytetarët shqiptarë kur të shohin atë që në të vërtetë është bërë nëpërmjet reformave, sigurisht që do të na mbështesin.Nuk e kam fjalën elektoralisht, do të na mbështesin për valën e dytë të reformave që janë të domosdoshme, të patjetërsueshme dhe patjetër përsëri të dhimbshme.

Rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit pritet të jetë 3.4%, një parashikim që mbështet edhe nga FMN dhe Banka Botërore, dy ng partnerët kryesorë të Qeverisë.

SHKARKO APP