Gomari dhe TVSH pa bisht

Nga Mitro Çela- Në një katund të Burrelit jeton një çift. Në bashkpunim kanë bërë 4 djem. Kishin edhe një gomar. Djemtë nëpër Evropë. Ku? Në sënduk kanë euro, korona, paund, franga zvicerane. Në shtëpi bëheshin tre frymë. Ndarja e punëve? Gruaja punonte në baçe. Gomari mbi samar mbante bucelat me ujë dhe të zotin kur psonisnin në treg. Kryetari numronte tespiat.
Gomari kishte një zakon. Tundte bishtin. Ju bë halë në sy të zotit. Një ditë mori sopatn dhe ja preu bishtin. Gomari pa bisht harrojë punën. Hidhte shkelma. E hanin mizat dhe parazitëtt.
Pas një muaji, e nxorrën gomarin në treg. Xhaba e bleu një arixhi… Muajin e dytë u ndje mungesa e gomarit. Përsëri në treg. Mes gomerëve, zgjodhën më të mirin. Paguan me euro dhe paund. E morën për kapistër. E lëshuan. U habitën kur veshëgjati mori vetë rrugën e fshatit. Po vet gjeti shtëpinë. Po vet, u fut në katua.
E pikasi zonja:” Arixhiu i paska ngjitur bishtin gomarit tonë?!” I doli fjala. Pas dy ditësh gomari mbeti pa bisht. Shtëpia pa ujë.
Morali? Me bisht është edhe TVSH-ja. Në vitin 2013 Berisha “preu një copë bishti”: u përjashtuan nga pagesa e TVSH-së makineritë dhe pajisjet e importuara. “Sopata” kaloi në dorë të Ramës. Pa “bisht” fare mbetën mallrat për eksport, shërbimet në shëndetësi, arsim, postë, lojrat e fatit, dhuratat, bisneset që bëjnë një xhiro deri në 50 milionë lekë. Përgjysëm u pre “bishti” për miellin, vezët, sheqerin.
TVSH-ja pa bisht, zbrazi dhesin e buxhetit? Po halli? Euroke! Të ngjitim bishtin? U rrit tatimi mbi fitimin nga 10 në 15 përqind. Taksa e qarkullimit nga 7 lekë për litër u ngjit në 17 lekë… Akciza për një paketë cingare kërceu nga 70 lekë në 110 lekë.
Kaq se e zgjatëm dhe e bëmë tërkuzë…

SHKARKO APP