Gonxhja: Shqipëria, aktor në dialogun global për zhvillimin e turizmit
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, mori pjesë në Samitin botëror të turizmit “Tourise”, mbajtur në Riad, Arabinë Saudite, ku u mblodhën liderë globalë të sektorit turistik.
Në samit morën pjesë: Ministra të turizmit nga vende të ndryshme, drejtues të agjencive ndërkombëtare, përfaqësues të sektorit privat, institucione të investimeve globale, ekspertë dhe organizata rajonale e ndërkombëtare.
Diskutimet u fokusuan në përcaktimin e një agjende të përbashkët për zhvillimin dhe të ardhmen e turizmit botëror.
Në një status në rrjetet sociale, ministri Gonxhja u shpreh: “Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë platformë përfaqëson një moment të rëndësishëm diplomatik dhe strategjik, duke e pozicionuar vendin tonë si një aktor në dialogun global për zhvillimin e turizmit me vlerë, të qëndrueshëm, të koordinuar dhe gjithëpërfshirës.”
Gjatë samitit, Gonxhja bashkëbisedoi dhe referoi në diskutime që trajtuan: Trendet transformuese të industrisë së turizmit, inovacionin dhe teknologjinë, qëndrueshmërinë mjedisore dhe ekonomike dhe partneritetet ndërsektoriale për zhvillim të integruar.
Këto diskutime synojnë bashkërendimin e politikave globale për një turizëm të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.
KOHA JONË SONDAZH

