Gonxhja: Shqipëria, aktor në dialogun global për zhvillimin e turizmit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, mori pjesë në Samitin botëror të turizmit “Tourise”, mbajtur në Riad, Arabinë Saudite, ku u mblodhën liderë globalë të sektorit turistik.

Në samit morën pjesë: Ministra të turizmit nga vende të ndryshme, drejtues të agjencive ndërkombëtare, përfaqësues të sektorit privat, institucione të investimeve globale, ekspertë dhe organizata rajonale e ndërkombëtare.

Diskutimet u fokusuan në përcaktimin e një agjende të përbashkët për zhvillimin dhe të ardhmen e turizmit botëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një status në rrjetet sociale, ministri Gonxhja u shpreh: “Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë platformë përfaqëson një moment të rëndësishëm diplomatik dhe strategjik, duke e pozicionuar vendin tonë si një aktor në dialogun global për zhvillimin e turizmit me vlerë, të qëndrueshëm, të koordinuar dhe gjithëpërfshirës.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë samitit, Gonxhja bashkëbisedoi dhe referoi në diskutime që trajtuan: Trendet transformuese të industrisë së turizmit, inovacionin dhe teknologjinë, qëndrueshmërinë mjedisore dhe ekonomike dhe  partneritetet ndërsektoriale për zhvillim të integruar.

Këto diskutime synojnë bashkërendimin e politikave globale për një turizëm të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?