Gonzato ministrit Jaupaj: Mbrojtja e natyrës dhe menaxhimi i mbetjeve, sfidë drejt anëtarësimit në BE

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi një takim me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj. Gonzato theksoi në një postim në rrjetet sociale se mbrojtja e natyrës, menaxhimi i mbetjeve, përmirësimi i cilësisë së ujit dhe ajrit si dhe lufta kundër krimeve mjedisore janë sfida kyçe në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Sipas tij, përballimi i këtyre sfidave do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë. “Shqipëria duhet të linjëzohet me legjislacionin e BE-së për të përmbushur kriteret përmbyllëse për Kapitullin 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike)”, tha Gonzato.

Ambasadori siguroi ministrin Jaupaj se BE-ja do të vazhdojë të punojë ngushtësisht me autoritetet shqiptare për t’i mbështetur në zbatimin e këtyre përparësive. Ky është takimi i parë i ministrit të Mjedisit, Sofjan Japuaj me kreun e delegacionit të BE-së në Tiranë pas marrjes së detyrës në kabinetin qeveritar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?