Grataçelat shqiptare nuk kanë studime gjeologo-gjeofizike

Nga Prof. Dr. Alfred Frasheri

Ritmi i madh i ndërtimeve tek ne duhet t’i përgjigjet zbatimit të normave teknike –  shkencore evropiane, të projektimit dhe zbatimit, të përfshira në Eurokodet.

Zhvillimi urban dhe social i qyteteve të sotme shqiptare është I ballafaquar edhe me dukuri të ndryshme gjeoteknike. Këto dukuri janë më të dukshme në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, të cilët gjatë dhjetë vjeçarit të fundit janë rritur 2.5-3 herë dhe vazhdojnë të rriten. Këto dukuri kanë të bëjnë me:

– Zgjerimin e godinave ekzistuese. Në kushtet aktuale të ndërtimeve të shumta në Tiranë, veçanërisht në godinat e larta, disa nga këto ndërtime kanë pësuar dëmtime ose kanë dëmtuar godinat ekzistuese përbri tyre. Këto dëmtime, nganjëherë tej normave të lejuara për banim, lidhen me njohjen e pamjaftueshme  të gjendjes gjeoteknike të trojeve, si edhe me projektim konstruktiv të godinave dhe zbatimin, jo në pajtim me gjendjen e këtyre trojeve.

– Ndërtimin e shumë godinave të reja të larta pa studime komplekse gjeologo-gjeofizike inxhinierike për njohjen e truallit në pajtim me normat.

– Ndërtimin e godinave të banimit me një dendësi jashtë çdo norme e kriteri projektues, duke krijuar një krizë ndërmjet strukturës ekzistuese, sipërfaqeve, banorëve, etj. Kjo do të kërkojë një studim kompleks të zonave të tilla, si bllok, për të pare influencat në bazamente, si në rastet normale ashtu edhe të jashtëzakonshme, për arsye të një studimi e ndërtimi jo korrekt.

– Ndërtimin e godinave të reja në anën e poshtme të digave. Ndryshimet demografike dhe të mjedisit në të gjitha aspektet në Tiranë dhe në qytetet kryesore të vendit, kanë sjellë domosdoshmërinë e kontrollitç, të rivkerësimit të gjendjes teknike dhe të monitorimit të objekteve të rëndësisë së veçantë, siç ishte përshembull rasti i digës së liqenit artificial të Tiranës.

– Ndërtimin e godinave në shpate të paqëndrueshme. Zhvillimi i rrëshqitjeve të reja ose aktivizimi i atyre të vjetrave lidhet kryesisht me ndërtimet që po bëhen, si edhe prishjet e ekuilibrit  të sistemeve ekologjike me anën e shpyllëzimeve, hedhjet pa kritere të dherave etj.

Në disa godina, që janë ndërtuar në kushte teknike dhe gjeologjike të ndryshme në Tiranë, janë shfaqur problem konstruktive në vetë godinat e reja, gjatë ndërtimit ose më pas, si edhe në godinat fqinjë. Dukuri tjetrë e rrezikshme, si uljet intensive dhe cedimi, janë shoqëruar me deformime mbetvse dhe me çarje të mëdha të themeleve dhe të vetë konstruksioneve të godinave, deri në nivele mbikritike, jashtë normave të lejuara për banim. Ndryshimet litologjike dhe për pasojë edhe të vetive fiziko-mekanike të dherave në truallin ku ndodhen godinat ekzistuese dhe e reja ngjitur me to, kanë sjellë dukurinë e ngjeshjes jo të një trajtëshme të truallit dhe zhvendosjen e masave të truallit nën ngarkesën e godinës ekzistuese. Ky heterogjenitet i vetive fiziko-mekanikedo të shkaktojë edhe sjellje të ndryshme të truallit nën godinën e re të lartë. Për pasojë, mund të parashikohen dëmtime edhe të saj, me kalimin e kohës, qoftë edhe për kushtet normale të shfrytëzimit, pavarësisht se godina mund të jetë ndërtuar me skelet beton arme.

Në shmë vende po bëhen ndërtime edhe duke sheshuar terrenin në faqet e kodrave. Skarpatet e krijuara kanë prishur ekuilibrin e shpateve, duke krijuar kushte për rrëshqitjen e tyre. Këto rrëshqitje rrezikojnë si godinat e reja ashtu edhe ato ekzistuese. Regjistrimet sizmike në disa nga këto rrëshqitje treguan se veprimtaria sizmo-akustikennatyrore më e madhe është fiksuar drejtpërsëdrejt mbi skarpatën në faqen e kodrës të zbankuar për ndërtimin e godinave të reja, të cilan në ndonjë rast janë vendosur  edhe mbi trupin e rrëshqitjes. Ky fakt tregon qartë se prerja e faqes së kodrave për krijimin e sheshit për godinat e reja, kanë vënë në lëvizje masën e shpatit. Këto procese janë të ngadalësuara në kohë, por atom und të përshpejtohen, veçanërisht në kushtet tona, ku rregullat kryesisht nuk zbatohen.

Dinamika tepër intensive në Tiranë e përreth tërheq vëmendjen  edhe për nevojën e mbajtjes në kontroll të objekteve të rvndvsisv sv veçantë, siç janë diga e liqenit artificial të Tiranvs dhe digat e rezervuarëve të ndryshëm të bonifikimit, për shembull ajo e Kasharit, e Paskuqanit etj. Kjo domosdoshmëri ka rrjedhur si pasojë e ndërtimeve të shumta, shtëpi të ndërtuara, rrugë, madje edhe superstrada, në anën e poshme të kërtyre digaveç në këta dhjetë vjetët e fundit, si edhe në mungesën e një kotrolli rigoroz tekni pVr gjendjen e tyre,ç Nuk duam të bëjmë alarm, por të ngrihet puna ë nivelin ku duhet. Këto diga, të ndërtuara mbi 20 vjet më paë dhe aktulisht kanë problem të ndryshme teknike, sot paraqesin papajtueshmëri të klasit të tyre, për të cilin janë dimensionuar, me klasën që duhet të kenë sot, nëpajtim me mjedisin ku ndodhen dhe në kushtet e ndërtimeve të shumta në afërsi të tyre, veçanërit në anën e poshtme.

Dukuritë e mosnjohjes në masën e duhur të situacionit gjeologjik të sheshit tv ndërtimit në këto raste, kanë ardhur për dy arsye: së pari, ende në ditë tona projektimi godinave bëhet në shumë raste sipas kushteve teknike të vjetëruara , si edhe përdorimin e metodologjive statike të proektimit. Kjo edhe për shumv godina të larta, të cilat janë ngritur mbi bazën e të dhënave labotatorike të vetive statie të dherave dhe shkëmbinjve, madje ka raste edhe me të dhëna për analogji, nga zonat fqinjë ose nga libat. Për fat të keq, aktualisht mumërohen me gishtat e dorës ato godina që janë ngritur mbi bazën e studimeve gjeologo-gjeofizike komlese modern, tv dhënat e tv cilave bota sot I ka në themel tvnormativave teknike të projektimit dhe ndërtimit. Kështu, konstruktorët kanë kënaqur me ato pak të dhëna që jepen për ato pak godina të larta të projektuara, duke marrv mbi vehte përgjegjësinë e ndvrtimeve tëpasigurta. Së dyti, në studimet gjeolgo-inxhinierike sot për qëllime fitimi maksimal, përdoet metodika e nxjerrjes së të dhënave vetëm mbi bazën e shpimeve me kosto të lartë, metodikë që i takon viteve 30-40 të shekullit të kaluar.Ngakampionet e nxjerra nga shlimet merren të dhëna statike. Analizat e këtyre provave të veçanta, të cilat I përkasin një mase shumë të vogël të materialit, shpesh jerë nuk janë përfaqësuese mbi vetitë fiziko-mekanike të dherave dhe shkëmbinjve dhe për pasojë janë të pasigurta. Për pasojë, nuk mund të zbatohen metodat modern dinamike të projektimit, bazuar në këto të dhëna. Shpimet e vendosura në mënyrë apriori në sheshin e ndërtimit, nuk jain të dhëna të plota mbi situacionin gjeologjik të sheshit, veçanërisht në kushtet e heterogjeniteteve të truallit dhe të shkëmbinjve. Përbën veprim antiligjor, ndonjë rast i shpimeve fiktive dhe rezultateve të analizave “për analogji”, të paguara por jo të kryera.

Është në dinjitetin  e punimeve që kryhen sot qoftë në godinat e banimit, qoftë në infrastrujturë, studimi i thelluar kompleks gjeologo-gjeofizik inxhinierik dhe zbatimi i një disipline të thellë shkencore projektuese  e zbatuese.

Eliminimi i dukurive të tilla negative, me pasoja shumë të rënda, realizohet me anën e kontrollit in-situ të trojeve të ndërtimit duke përdorur metoda komplekse gjeologo-gjefizike  inxhinierike të ditëve tona dhe jo të metodikave të mesit të shekullit të kaluar, siç po nodh tani tek ne. Domosdoshmëria e studimeve komplekse  gjeologo-gjeofizike inxhinierike lidhet me aftësitë e tyre për të zgjidhur në nivel tekniko-shkencor dhe ekonomik shumë detyra. Kontrollet in-situ gjeofizike kanë marrë rëndësi shumë të madhe, pasi janë metoat e vetme që japing të dhëna për gjendjen në kushte të shtrirjes natyrore të dherave dhe të shkëmbinjve në truallin ku do të bëhet ndërtimi i objektit. Gjatë provave in-situ me metodat gjeofizike inxhinierike kopmlekse, vetitë fiziko-mekanike dinamike të dherave dhe shkëmbinjve vlerësohen për një vëllim të madh dhe në këtë mënyre ato janë më përfaqësuese. Për rrjedhojë, edhe vlerësimet bëhen më të sakta e më të besueshme, sesa vetëm me metodat klasike të provë-marrjes në shpime e gropa dhe të analizave laboratorike të vetive fiziko-mekanike statike të dherave. Përveç kësaj, ato janë më ekonomike, sepse e drejtojnë shpimin në mënyrë të diagnostikuar, aty ku problemet janë më të mëdha pasi shpimi është i shtrenjtë. Natyrisht kjo nuk do të thotë që nuk janë të nevojshme shpimet dhe analizave laboratorike të kampioneve të marrë gjatë shpimit. Ato janë  janë të domosdoshme vetëm në atë sasi, sa duhen për të përcaktuar parametra që nuk jepen nga nga studimi gjeofizik, varësitë midis vetive fizike dhe atyre mekanike të dherave dhe shkëmbinjve, si edhe prova kontrolli.

Vrojtimet sizmike inxhinierike krijojnë mundësi edhe të vlerësimit të cilësisë së  materialeve të ndërtimit, në rradhë të parë të cilësisë së betonit, gjatë procesit të ndërtimit. Studimet komplekse gjeofizike janë unikale në monitorimin e gjendjes teknike të konstruksioneve të veprave  ekzistuese, si digat, tunelet, urat, pistat e aeroporteve etj., pa ndërhyrë në konstruksionin e tyre. Në këtë komoleks bëjnë pjesë punimet sizmike inxhinierike të frekuencës së lartë, sondimet dhe profilimet gjeoelekrike, gjeoradari, mikrorilevimet gravimetrike dhe magnetometrike, rilevimet radiometrike dhe sudimet gjeofizike të shpimeve. Natyrisht, përfshihen të mirënjohurat studimet sizmologjike, për rrezikun nga tërmetet, për të vënë në dispozicion të konstruktorëve të dhënat e domosdoshme mbi sjelljen e truallit dhe të godinave gjatë tërmeteve, si edhe parametrat e tjera të tërmeteve. Kontrolli in-situ gjeofizik inxhinierik është ndër kontrollet më të lire, sepse kryhet me aparatura moderne dhe me rendiment të lartë. Mjafton të përmendim se njv sondim elektrik me thellësi studimi 50m kushto aq sa 2 ml shpim, dhe një sondim sizmik ka kosto sa 3 ml shpim. Vendosja e shpimeve mbi bazën e studimeve gjeofizike; lejon orientimin e tyre në vendet më problemore të sheshit të ndërtimit  dhe shkurton numrin e shimeve dhe sasinë e analizave laboratorike të panevojshme. Gjithashtu ka ardhur koha të hiqet dorë vetë nga përdorimi i shpimeve me rrotullim, dhe të përdoren edhe sondat modern që përcaktojnë vetitë fiziko-mekanike të dherave në gjendjen e tyre në shtresë, ashtu siç theksohet në Eurokodet.

Metodikat modern komplekse gjeolgo-gjeofizike nuk janë të reja edhe për vendin tone. Mjafton të kujtojmë stdimet komplkese në sheshin e ndërtimit të Uzinës së Plehrave Azotike në Fier, qysh në fillimine viteve 60-të, në aksin e digës së Hidrocentralit në Vaun e Dejës në vitet 70-të, në trasenë e hekurudhës Milot-Burrel, gjatë rindërtimeve të rezervuarëve në zonat karstike në shumë rreth të vendit, studimin in-situ të gjendje teknike atuale të digave të hidrocentraleve të vendit tone në vitet 1995-1999, pët hatën gjeologo-inxhinierike të Shqipërisë në shkallën 1:200.000 etj. Një vend nderi zënë edhe studimet sizmologjike dhe ato sizmologjike inxhinierike me rajonizimin sizmologjik të Shqipërisë dhe mirkozonimet sizmike e qyteteve kryesorë të vendit, të realizuara me sudime komplekse në nivel bashkëkohor.

Kufizimi i studimeve gjeologo-inxhinierike vetëm sipas të dhënave të shpimeve ose të gropave në sheshet e ndërtimit që zbatohet edhe sot, veç të tjerave, është një kthim prapa në teknikë, këtu e dyzet vjet edhe për Shqipërinë dhe ndodhta një nga karakteristika e tranzicionit kaotik që po kalojmë, por që duhet të marrë fund.

Mbështtur në përvojën e fituar në Shqipëri nga zbatimi i metoave gjeofizike për kontrollin in-situ të trojeve dhe të materialeve të ndërtimit, është e domosdoshme që organet kompetenteç të ndërtimit, të kërkojnë që zbatimi i normave të Eurokodeve, të kryhet mbi bazën e rezultateve.  

SHKARKO APP