Gratë e Berlinit dalin të zhveshura në rrugë, kanë “arsye” (Foto)
Në Berlin në fillim të kësaj jave, një grup grash kanë hequr rrobat e tyre, duke u shfaqur vetëm me të brendshme, e duke ecur rrugëve e buzëqeshje masive në fytyrat e tyre.
Fotografja Silvana Denker mblodhi gra të gjitha formave dhe madhësive për një mision.
Projekti i saj i ri, BodyLove, shpreson të përhapë mesazhin se bukuria vjen në forma të ndryshme, duke mbledhur njerëz të çdo moshe, gjinie dhe madhësive.
Grupi u shfaq në rrugët e Siegen, Konblenz, Hamburg, Koln, dhe shpreson se ky projekt mund të përhapet në mbarë botën.
Ndalesa e ardhshme do të jetë në Shtutgart më 19 dhjetor.
Silvana tha se “dua të arrij me sa më shumë njerëz të jetë e mundur dhe të bëjë njerëzit të binden se mënyra se si ata duken është përsosur,” dhe qëllimi është që secili të kënaqet me atë që i ka dhuruar natyra.