Gratë miliardere në botë? Zbuloni cili shtet ka më shumë
Gratë gjithmonë janë parë si jo profesioniste dhe për të qenë biznesmenë. Por një studim tregon të kundërtën, madje pronarëve të bizneseve të Azisë rezulton se gratë kanë tejkaluar burrat për sa i përket anëtarësimit në “klubin e miliarderëve”. Numri i grave miliardere në botë është rritur për shtatë herë në dy dekadat e fundit dhe ka arritur 145.
Në një studim të pronarëve të bizneseve të Azisë u konstatua se gratë kanë tejkaluar burrat sa i përket anëtarësimit në “klubin e miliarderëve”, me atë që pasuria e tyre ka edhe një normë më të lartë të rritjes.
Ka qenë gazeta britanike “The Guardian”, e cila ka raportuar se në vitin 1995 janë regjistruar vetëm 22 gra miliardere në botë. Të njëjtin vit, në botë ishin 289 miliarderë, por deri në vitin 2014 ky numër u rrit në 1,347, kryesisht nga Azia. Dhjetë vjet më parë, në botë ka pasur vetëm tre gra miliardere edhe ato nga Azia, ndërsa tani ka 25 nga kjo pjesë e botës.
Në studimi nuk anashkalohet dhe fakti se këta sipërmarrëse kanë tendencë për t’u bërë miliarderet më të reja në botë ndonjëherë me një moshë mesatare prej 53 vjetësh.
R.Shtylla