Gratë në politikë, jo për dekor dhe statistikë
Nga Vjollca Muçaj
Është shumë e vështirë për një grua në Shqipëri që të marrë pjesë aktivisht në politikë. Edhe pse ka disa modele pozitive nga të gjitha partitë politike, shumica e grave ballafaqohen me një frymë të ashpër politike. Dominimi i Parlamentit Shqiptar dhe i politikës nga burrat e bën gjuhën politike shpesh të vrazhdë dhe të dhunshme dhe një model i tillë që nuk ju shkon grave përshtat. Shpesh gratë, kur futen në politikë, e konsiderojnë dhunën dhe gjuhën e vrazhdë që përdoret, si një nga problemet e tyre më të mëdha.
Ideimi i barazisë gjinore ka një histori po aq të vjetër sa dhe vetë ajo e Bashkimit Europian. Fillesat e saj datojnë që me Traktatin e Romës (1957), Më tej ecuria e dimensionit gjinor në legjislacionin e Bashkimit Europian ndoqi një rrugë të gjatë dhe gradualisht të suksesshme, duke prezantuar direktiva, rregullore,rekomandime e vendime me qëllim arritjen e krijimit të një bashkësie europiane pa dallime gjinore.
Me nënshkrimin e Traktatit të Amsterdamit më 1997-ën u shënua një kthesë e fuqishme lidhur me promovimin e të drejtave të barabarta ndërmjet grave dhe burrave, si një detyrë themelore e BE-së.
Dy institucionet kryesore përgjegjëse për hartimin e politikave gjinore të BE-së janë: Komiteti i Këshillimit për Mundësi të Barabarta ndërmjet Grave dhe Burrave(themeluar në dhjetor 1981),Instituti Europian për Barazi Gjinore, i themeluar në dhjetor 2006.
Hendeku gjinor eshte present jo vetem ne vendet qe akoma nuk jane pjese e Bashkimin Europian ,ku ben pjese Shqiperia,Maqedonia,Bosnja(ne vendet e rajoni) por edhe ne vete vendet e BE.
Gratë në vendet e BE-së vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara në politikë.
Prirjet e ndryshme të lëvizjeve feministe në përputhje me perspektivat politike, ndikuan në ndërhyrjet politike dhe në eksperiencën e re që tashmë po merrte formë të qartë në Evropë dhe më gjërë. Në dekadat e fundit shohim mjaft gra të pozicionohen në poste të larta politike, duke thyher paragjykime që duan gruan pa ide dhe propozime.
Një shembull konkret mund të paraqesim znj. A. Markel si gruan e parë Kancelare të Gjermanisë. Gjithashtu është fakt se, mjaft vende kanë përparuar në përcaktimin e ligjeve që mbrojnë dhe sigurojnë prezencën e gruas në vendimmarrje.
Bashkimi Evropian mbështet dhe inkurajon krijimin nga vendet anëtare të strategjive për zhvillimin e balancave, pjesëmarrjen e meshkujve dhe femrave në jetën politike. Për shembull, Franca detyron me ligj të gjitha partitë politike të vendosin një numër të barabartë kandidatësh mes meshkujve dhe femrave, ndërsa lëvizjet feministe të vendit gjithmonë e më shumë kërkojnë pozicionimin e grave në poste qeveritare.
Dhe në vende të tjera evropiane vëzhgohet i njëjti fenomen. Në Suedi, numri i grave deputete arrin tek 45%. Ndërsa në shtete si Spanja dhe Portugalia ideja e një numri të barabartë mes meshkujve dhe femrave është një proçes përmirësimi gjithmonë dhe më shumë.
Përqindjet më të larta të grave anëtare të Parlamentit Evropian i ka Hollanda, ku gratë përfshihen në 52%. Vazhdon Esthonia me përqindje të barabartë 50%-50%.
Në skajin tjetër, Malta dhe Qipro, që nuk përfaqësohen nga asnjë grua parlamentare. Greqia, përfshihet me 1/3 e grave parlamentare (8 në 24).
Mbas vitit 2007 e ne vazhdim , vetëm një e katërta e anëtarëve të parlamenteve si dhe një e katërta e ministrave në qeveritë e këtyre vendeve ishin gra. Progresi i përfshirjes së grave në shoqërinë europiane ka kulmuar në fushën e gjyqësorit ku është arritur barazia gjinore, madje në disa raste gratë kanë edhe epërsi numerike karshi burrave.
Në këndvështrimin e shoqërisë shqiptare barazia gjinore mbetet një sfidë e madhe, që kërkon vëmendjen e aktorëve shoqërorë dhe politikë. Duke iu referuar statistikave mbi dallimet gjinore në shoqërinë shqiptare vërehen hendeqe të shumta si në punësim, pjesëmarrjen në vendimmarrje politike,pjesëmarrje në pronësi etj..
Pjesmarrja e kufizuar e femrës shqiptare në politikë është tashmë një realitet shqetësues jo vetëm për gratë e pozitën e tyre të margjinalizuar politike e sociale por për krejt politikën e shoqërinë Shqiptare.
Kjo flet për atë që maskilizmi si një steriotip kulturor i forte, si një thelb i vjetër social nuk ndryshon e nuk ka ndryshuar jo brenda një viti por asnjë dekade edhe në realitetin produktiv, politik të jetës e partive politike në Shqipëri duke kontrastuar dukshëm me deklaratat paraelektorale të partive politike.Pyetjes "Kush e ka fajin′′? Politika dhe natyra maskiliste e shoqërisë shqiptare nga njëra anë, apo vetë gratë dhe karakter specifik i gruas si natyrë, çdo mendje e shëndoshë e paparagjykime ja jep lehtë përgjigjen.
Ajo është politika me të thënat e të pathënat e saj, me mediokritetin e jolargëpamësinë e saj, me demagogjinë e jokonstruktivitetin e saj, me atë kornizë të çalët ligjore e cila na ka sjell në këta tregues specifikativ për negativitetin e tyre dhe largesën, ndarjen, distancën e zhvillimeve tona politike me ato vende që ne aspirojmë të bashkohemi.Gratë në botën modern vlersohen jo vetëm për feminilitetin e tyre por edhe për potencialin e tyre politik, intelektual dhe social.
Pjesmarrje e gruas ne politike, detyrim i cili së pari është kushtetues e ligjor.
Me gjithë hapat pozitivë të ndërmarrë në vazhdimësi për rritjen e nivelit të përfaqësimit të grave, Shqipëria mbetet ende një vend me nivel të ulët të përfaqësimit të grave në politikë dhe në qeverisje.
Pavarësisht se përgjatë ndërmarrjes së Reformës Elektorale të vitit 2012 rritja e pjesëmarjes së grave në politikë u diskutua gjerësisht nga partitë politike, në amendimet finale që iu bënë Kodit Zgjedhor garancitë dhe detyrimet ligjore në lidhje me këtë çështje u reduktuan në krahasim me detyrimet e mëparshme. Kuadri ligjor për pjesëmarrjen e grave parashikon në Nenin 67, Pika 6 të Kodit Zgjedhor se ”Për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumëemërore dhe një në tre emrat e parë të listës shumëemërore duhet t’i përkasë secilës gjini.”
Pjesmarrja e grave dhe vajzave ne zgjedhjet vendore te vitit 2012 u perllogarit me 50.2% te te gjithe votuesve.Ne keto zgjedhje grate dhe vajzat u konsideruan si nje elektorat me nje peshe te caktuar.
Është viti i zgjedhjeve vendore dhe besoj që duhet të ndikojë për një qasje të re ndaj çështjes së përfshirjes së grave në zgjedhjet dhe të japë një impakt në përfaqësimin e grave në bashki,keshillat bashkiak e komuna.
Ne raportin e vleresimit te situates parazgjedhore(nentor 2013-9 janar 2015) per zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore,raport ky i hartuar nga Koalicioni i vezhguesve vendor dt 14 janar 2105 dalin te qarta problematikat lidhur me perfaqesmin e grave.
Ky raport u mbeshtet nga Programi i granteve te vogla i komisionit per Demokraci prane Ambasades se SH.B.A-se ne Tirane.
Ne Kuadri ligjor për pjesëmarrjen e grave parashikon në Nenin 67, Pika 6 të Kodit Zgjedhor se ”Për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumëemërore dhe një në tre emrat e parë të listës shumëemërore duhet t’i përkasë secilës gjini.
Ndërkaq, sipas Nenit 164, nëse një deputet, nga gjinia më pak e përfaqësuar që e ka fituar mandatin sipas Pikës 6 të cituar më sipër, dorëhiqet atëherë ai zëvendësohet nga kandidati në rradhë i së njëjtës gjini pavarësisht pozicionit se ku ndodhet në listë. Kjo dispozitë bëri që me dorëzimin e mandateve të deputetëve që morrën postet ministrore, u futën automatikisht në sallën e parlamentit edhe pesë gra të tjera. Theksojmë se përgjatë këtij procesi, në rastin e zëvendësimit të kandidatëve gra në qarkun e Lezhës dhe Durrësit, disa nga gratë të cilave iu dha mandati i deputetit prej KQZ-së, i refuzuan ato si një zgjedhje personale, por edhe e presionit apo vendimit politik të forumeve partiake në të cilat ato bënin pjesë.
Në listat shumëemërore të paraqitura për Zgjedhjet Parlamentare 2013 të tri partitë më të mëdha në vend (PS, PD e LSI) dështuan të plotësonin detyrimet ligjore të sanksionuara në Nenin 6722 në disa qarqe dhe masa e marrë nga KQZ në këto raste ishte gjobitja e subjekteve zgjedhore.
Aktualisht vetëm 20% e deputetëve në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë janë gra (29 nga 140), ndërsa në kabinetin qeveritar janë 7 gra ministre.
Akoma më e vogël është pjesëmarrja e grave në nivelin aktual të qeverisjes vendore, veçanërisht në nivelin e kryetarëve të bashkive/komunave ku rezultojnë vetëm 5 gra nga 383 në total (1.3%), 4 prej të cilave janë kryetare të bashkive dhe 1 kryetare komune. Përsa i përket Këshillave të Bashkive dhe Komunave, rreth 12% (ose 759 nga 6500) e anëtarëve të tyre janë gra.
Prandaj duhet te nxiten partitë politike të rrisin numrin e kandidateve gra për anëtare të Këshillave Bashkiake dhe kryetare Bashkie.
Në kushtet e një numri më të vogël NJQV-sh, është tashmë e mundur për partitë politike që në listat për 61 këshillat e reja bashkiake të plotësojnë kuotat gjinore të parashikuara në rastin e zgjedhjeve parlamentare në nenin 67 pika 6 të Kodit Zgjedhor, pra kuotën prej 30 % të listës si dhe kushtin që një në tre emrat e parë t’i përkasë secilës gjini, nëse ligjvënësi në procesin e reformës zgjedhore nuk do të ndryshojë aplikimin e tanishëm me lista të mbyllura. Është e domosdoshme që KQZ të rishqyrtojë aktin e saj në frymën e Kodit dhe të parashikojë refuzimin e listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiak të partive politike deri në plotësimin tërësor të kritereve gjinore prej tyre në vend të penalitetit më gjobë të aplikuar në Zgjedhjet e fundit Parlamentare.
Unë besoj se gratë mund të luajnë rol të rëndësishëm në demokratizimin e vet partive politike.Një shoqëri e ekuilibruar edhe nga perspektiva gjinore padyshim që bëhet më e hapur e më demokratike. Kjo ka vlerë edhe për partitë.
Nëse sot Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aspirante për në BE, i duhet një demokraci funksionale dhe një demokraci nuk mund të jetë funksionale me të drejta dhe barazi vetëm për gjysmën e shoqërisë. Jo rastësisht ka një lidhje korelative mes pjesëmarrjes së grave në politikë dhe nivelit demokracisë. Të dhënat tregojnë se në vendet me demokraci funksionale,përfaqësimi i grave në parlament varion nga 35 – 49%.
Dua të theksoj se çështja e rritjes së pjesëmarrjes së grave në partitë politike nuk është thjesht çështje numrash e përqindjesh. Jo rrallë debati vërtitet te numrat. Në fakt problemi është te pesha reale e tyre në procesin e vendimmarrjes në partitë politike.Gratë nuk duhet të jenë dekor e as për statistikë.
Padyshim që nga kjo nuk janë vetëm gratë që humbasin, që mbeten jashtë të drejtës së tyre për akses në fatet e vendit, janë vetë partitë politike që humbasin, një resurs të madh shoqëror. Ndaj kontributi i grave në partitë politike duhet parë jo vetëm si një e drejtë po edhe si një nevojë e shoqërisë për kontributin e tyre.
Gratë përbëjnë sot një potencial të madh jo vetëm numerik po edhe profesional e intelektual.