Greku dhe miti

Ilir Muharremi/   Ende është koha e artistëve veçanërisht letrarëve dhe filozofëve. Figura e miteve në art tashmë lakohet me guxim dhe gjithnjë përmendet ajo kërkesa e Zotit për një të mirë brenda njeriut. Por, ja që kam vërejtur në tekste letrare se kjo e mirë është kthyer në përqeshje dhe njeriu duhet ta zgjedh të keqen. “Urrejtja për vdekjen dhe padrejtësinë do të shpjerë pra, nëse jo në ushtrimin, së paku në mbrojtjen e të keqes dhe vrasjes” shënon Albert Camus. Lufta e djallit veçanërisht në poemën “Parajsa e humbur”, e preferuara e romantikëve, rrëfen dramën, por edhe në thellësi vdekjen (tok me mëkatin) si fëmijë të Satanait. Artisti i sotëm (i revoltuar), gjithnjë ndjehet i pafajshëm, bëhet fjalë për luftën ndaj së keqes, por ai heqë dorë nga e mira dhe përsëri shpallë mbretërinë e së keqes.

       Po kthehemi në kohë. Njeriu e shpiku mitin dhe miti gjithnjë ruan diçka nga historia, e shumta trillimi dhe përralla. Eskili mitin e quajti si “Një histori e plotë, e treguar në një kohë të shkurtër”. Pastaj vazhdoji Aristoteli i cili te miti gjeti fillesën dhe shpirtin e tragjedisë. Çkado që  lakohet për kuptimin, lindjen dhe qëllimin e mitit, në thellësi gjejmë marrëdhëniet me Zotat. Në mite “gjejmë shpjegim” pse fryn era, si krijohen dallgët, kuptimi i diellit, sëmundjet, vdekja… E tëra kjo ndodhi para lindjes së shkencës, sepse kuptimi qe i pari, pastaj besimi dhe sot vërtetimi. Mitologjia është pronë idiote e përbashkët e gjithë njerëzimit, dhe ende edhe sot në art, letërsi dhe filozofi bënë pjesë në ndërgjegjen njerëzore dhe arriti ta forcojë më shumë figurën e Zotit. Sëpari greku krijoj besimin si adhurim të tokës “mëmë”, aty “përfitoj” fuqinë e verbër e pasuar vetvetiu dhe nuk i dëgjoj pasimet e forcave origjinale të natyrës. Pastaj, Romakët trashëguan mitologjinë Greke drejtpërdrejtë, sidomos Zotat Grekë-  Helenë. Çfarë Zota shpiknin Grekët? Qenë identike me qeniet njerëzore, me karakteristika fizike të pameta, dhe fuqi mbinatyrore. (Titanët – Dymbëdhjetë titanët e brezit të parë: Oqeani, Ceo, Krio, Hiperioni, Xhapeti, Kroni… qenë kanibal të zhveshur. Prometeu – dhuruesi i zjarrit të shenjtë. Zeusi– Babai i Zotave dhe i njerëzve, dritës dhe nxehtësisë. Hera – mbrojtësja e martesave në mitologjinë e helene. Poseidoni – Zoti i deteve. Dionisi – Zoti i verës dhe i kënaqësive fizike. Apoloni –  Zoti i diellit, muzikës, Arteve dhe Profecisë, njëherësh bir i Zeusit. Artemisa – motra binjake e Apolonit, perëndeshë e gjuetisë, pjellorisë dhe natyrës. Hermesi – Lajmëtari i Zotave, tregtisë dhe i parasë. Athinaja – perëndeshë e mençurisë, diturisë dhe drejtësisë, bijë e parapëlqyer e Zeusit. Aresi – gjigant, trupmadh, perëndi e luftës. Afërdita – perëndeshë e dashurisë për Grekët. Hefesti – Zjarr, forcë e natyrës. Demetra – perëndesha e bujqësisë. Hadi – Vendbanimi i tij qe bota e të vdekurve, perëndi e nëntokës. Hestia – perëndesha e zjarrit të vatrës. Erosi– perëndi e dashurisë sensuale. Cirja – magjistare, përgatiste shurupe dhe helme, i kthenin në kafshë të gjithë ata që i pinin. Hipnosi – perëndi e gjumit. Hekata – perëndeshë e fantazmave. Moirat – Hyjnitë e ngarkuara për përcaktim të fatit. Nemesida – perëndeshë e drejtësisë ndëshkuese, rivendoste rendin hyjnor. Pani – gjysmëperëndi e blegtorisë. Persefona – Perëndia e nëntokës, e bëri gruan e tij dhe e kurorëzoi mbretëreshë. Harpitë – ekzekutueset e dënimeve hyjnore. Shila dhe Karibda – krijesat e detit. Karititë – perëndeshë e bukurisë, joshjes dhe hijeshisë. Centaurët – gjysmënjerëz dhe gjysmëkuaj, rojtarët e pyjeve. Ciklopët – krijuesit e monumenteve parahistorike. Sfinksi – demoni me fytyrë gruaje. Gjigantët – forca kundër Olimpit. Gorgonat – pamja e vdekjes. Grifët – rojtarët e arit. Minotauri– rojtari i labirintit. Muzat – frymëzuesit e artit. Nimfat – mbrojtëset e vendeve të vogla. Pegasoja – kali i Olimpit. Sirenat – magjistaret e detit. Danaja dhe Perseu – lindja e një heroi. Herakliu – heroi i jshatëzakonshëm. Jasoni – eksploruesi i madh.)

     Për ta kuptuar deri në fund atë që e thashë, duhet të marrim një analizë të thuktë, ngrehinën artistike të kulturës Apoloniane, të ndalemi pastaj në analizën e bazamentit mbi të cilin ngrihen gjithë mitet. Figura e Apolonit, figurë e një hyu i cili qëndroj përbri të tjerëve, si ati i të gjithëve. Në qoftëse njeriu afrohet me shpresën të gjejë ndonjë lartësi morale, e pret zhgënjimi, sepse gjen perëndi të paturpshme, me sy të zgurdulluar, pa mëshirë. Aty nuk shohë asgjë të hyjnishme (mitet greke), gjithçka aty bëhet për një luks, ngazëllim, lumturi. Edhe e mira dhe e keqja qenë të hyjnizuara aty (Grifët, Gorgonat, Muzat, Sfinski…) Jam një vizitor i habitur, deri në maksimum të shpirtit, vetes i drejtohem me pyetjen:  Çfarë lëngje hyjnore kanë pirë këta perëndi, që e paskan shijuar aq mirë jetën? Ngado që hedh sytë këtyre grekëve u buzëqesh fytyra e Helenës dhe Afërditës. Këto qenë figura ideale të ekzistencës së tyre. Greku i ka njohur, por edhe i ka përjetuar tmerret e ekzistencës. Për të jetuar qenë të obliguar t’i shmangen dhe të pjellin në fantazinë ëndërrimtare perënditë e Olimpit. Kështu të paktën mendonte Nietzsche-ja. Marrim Prometeun, forcat titanike që ju vërsulen me shumë egërsi, pastaj Edipin, fati i të cilit e detyroj Orestin të bënte mëmëvrasje, shkurt tërë kjo “filozofi” me veshje të pastër mitologjike, herë ishte e kapërcyer nga grekët me anën e ndërbotës artistike, ose ishte e fshehur prapa tyre, duke ja larguar sytë. Grekët për ta vazhduar jetën, është dashur të shpiknin perënditë. Perënditë e së bukurës Apolloni, instinkti i të cilit e bartë këtë, grekët qenë të obliguar të krijonin një rend të gëzuar të Olimpit. Ata i qan ferrat e dendura të trandëfilave dhe nxorën kokën lartë. Nuk kishte popull më të përvuajtur dhe të dehur se Grekët, andaj ishin të obliguar të mishëronin figurat e perëndive shkëlqimtare. Perënditë, e përligjin jetën njerëzore, këtë Greku nuk e theksoj. Vetë perënditë e bëjnë këtë jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

    Te miti njeriu shpallë dëshirën për përjetësi, dëshirë për pafundësi, aty ku kënga bëhet me lavdërime për të. Këtë lakmi, “unitet” të njeriut, filozofi Shopenhauer e sheh si naivitet. Kjo gjendje e pakuptueshme lindi edhe parajsën e njeriut. Parajsa u vetëshpallë nga njeriu. Parajsa erdhi nëpërmjet artit, dhe duhet të pranojmë ndikimin e fuqishëm të kulturës apolloniane, që u mundua të shkatërroj Titanët, përbindëshat, përmes fantazmagorisë të korrë fitore. Rrallë arrihet një naivitet përmes bukurisë së iluzioneve. “Qëllimi i vërtetë fshihet prapa figurave të himerave”, shkruan Nietzsche. Këto trupëzuese të ëndrrave ndonëse të parealizueshme, greku në atë kohë si dhe njeriu i sotëm i zgjatë duart drejt tyre, kurse natyra arrin të veten. Njeriu këtu mbetet vetëm i gënjyer. Te greku qe vullneti ai që e shtyri drejt gjeniut dhe artit. Krijimit i bënin shumë lavdërime dhe ishte e logjike ta shihnin veten në sferat më të larta, por jo të shpalleshin perandorë. E vërej si sferë të përshtatshme për grekët, ishte ajo e së bukurës, sepse gjatë krijimeve të veta, ata shihnin vetveten dhe perënditë e Olimpit. Por, ky pasqyrim i së bukurës, për vullnetin helen qe luftë kundër talentit sepse u avancuam më shumë se ai i vuajtjes dhe mençurisë së vuajtjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?