Greqia do të njihet si katastrofa më e madhe e menaxhimit makroekonomik

Ish ministri grek i financave Yanis Varoufakis, ka thënë për BBC se reformat ekonomike të imponuara në vendit e tij, do të dështojnë, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se Greqia është bërë subjekti i një programi që në histori do të njihet sikur: “katastrofa më e madhe e menaxhimit makroekonomik”.

Asistenca financiare e cila do t’i jepet ekonomisë në bankrotim e sipër në Greqi, përfshinë një total prej 86 bilionë eurosh.

“Ky program mund të cilësohet i dështuar nga kushdo që implementohet”, ka thënë Varoufakis për BBC-në.

Ish Ministri i Financave ka dhënë dorëheqje pas shumë përplasjeve me ministrat e financave të Eurozonës.

SHKARKO APP