Greqia: Ja kush do kërkojë naftë dhe gaz në kufirin shqiptar

Ministria greke e Energjisë ka shpallur fituesin e tenderit ndërkombëtar për kërkimet e naftës dhe gaziot në tre blloqe tokësore të Greqisë Perëndimore.

Konkretisht, ministri grek i Energjisë, Panos Skourletis ka firmosur vendimet për kompanitë që janë përzgjedhur, përkatësisht në bllokun Artë-Preveza dhe atë të Peloponezit veriperëndimor, “Hellenic Petroleum” dhe në Etoloakarnani, “Energan Oil & Gas S.S”. Ku kjo kompani ka fituar më herët edhe tenderin për kërkime në blloqet e Janinës dhe Katakolos.

Gjithmonë sipas ministrisë greke të Energjisë, komisioni përkatës do të ftojë kompanitë fituese me qëllim finalizimin e kontratave, teksa shton se pritet që së shpejti të hapen edhe ofertat për tenderin e 20 parcelave detare në detin Jon dhe në arkipelagun e Kretës.

SHKARKO APP