Greqia ndërpret bashkëpunimin me Trojkën
Takimi i ministrit grek të Financave Varoufakis me shefin e Eurogrupit Dijsselbloem përfundoi me mosmarrëveshje. Greqia refuzon vazhdimin e programit të kursimit dhe bashkëpunimin me Trojkën.
Zgjedhësve u është premtuar se do t'i jepet fund bashkëpunimit me Komisionin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane (OBQ) dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), sepse programi i kursimit refuzohet, deklaroi ministri i ri grek i Financave, Gianis Varoufakis, pas takimit me shefin e Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, në Athinë.
Masat e imponuara të kursimit nuk janë të zbatueshme në praktikë. Populli grek i ka hedhur ato poshtë në zgjedhjet e së dielës që shkoi. "Veprimi ynë i parë si qeveri nuk mund të jetë, që ne të heqim dorë përsëri nga ky pozicion e të kërkojmë një zgjatje të programit."
Athinë: Deflacioni i papranueshëm
Megjithatë Varoufakis garantoi se Athina do që t'i zbatojë reformat për ta bërë ekonominë greke më konkurruese dhe do të luftojë për një buxhet të balancuar. Vetëm se nuk do të pranojë deflacion dhe borxhe të papërballueshme. Se çfarë do të thotë kjo në detaje, ai e la të hapur.
Dijsselbloem la të kuptohet, se e ka paralajmëruar qeverinë e re greke që të mos bëjë veprime unilaterale dhe se i ka kërkuar asaj t'i përmbahet marrëveshjeve ekzistuese.
Nuk ka konferencë për ristrukturimin e borxhit
Përparimet e arritura deri tani në Greqi nuk duhet të vihen përsëri në diskutim. Ndihma e mëtejshme evropiane varet nga përmbushja prej Greqisë të detyrimeve të saj. Dijsselbloem nuk pranoi idenë për një konferencë ndërkombëtare për ristrukturimin e borxheve, siç kërkon qeveria e re. "Një konferencë e tillë ekziston tashmë dhe ajo quhet Eurogrupi", tha Dijsselbloem. Kontrolli i reformave nga Troika kundërshtohet nga grekët dhe shihet si paternalizëm.
Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble shprehu gatishmërinë për të folur me qeverinë greke, por në të njëjtën kohë paralajmëroi kryeministrin Alexis Tsipras që të mos tërhiqet nga zotimet për reforma. Partnerët evropianë të Greqisë dhe FMN kanë arritur në limitin e së mundshmes me ndihmat e tyre prej gjithsej 240 milionë eurosh. Gjermania është e gatshme për solidaritet dhe ndihma të tjera, por vetëm në bazë të marrëveshjeve të bëra. "Dhe për më tepër është vështirë të na bëhet shantazh", tha SchäubleTakimi i ministrit grek të Financave Varoufakis me shefin e Eurogrupit Dijsselbloem përfundoi me mosmarrëveshje. Greqia refuzon vazhdimin e programit të kursimit dhe bashkëpunimin me Trojkën.
Zgjedhësve u është premtuar se do t'i jepet fund bashkëpunimit me Komisionin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane (OBQ) dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), sepse programi i kursimit refuzohet, deklaroi ministri i ri grek i Financave, Gianis Varoufakis, pas takimit me shefin e Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, në Athinë.
Masat e imponuara të kursimit nuk janë të zbatueshme në praktikë. Populli grek i ka hedhur ato poshtë në zgjedhjet e së dielës që shkoi. "Veprimi ynë i parë si qeveri nuk mund të jetë, që ne të heqim dorë përsëri nga ky pozicion e të kërkojmë një zgjatje të programit."
Athinë: Deflacioni i papranueshëm
Megjithatë Varoufakis garantoi se Athina do që t'i zbatojë reformat për ta bërë ekonominë greke më konkurruese dhe do të luftojë për një buxhet të balancuar. Vetëm se nuk do të pranojë deflacion dhe borxhe të papërballueshme. Se çfarë do të thotë kjo në detaje, ai e la të hapur.
Dijsselbloem la të kuptohet, se e ka paralajmëruar qeverinë e re greke që të mos bëjë veprime unilaterale dhe se i ka kërkuar asaj t'i përmbahet marrëveshjeve ekzistuese.
Nuk ka konferencë për ristrukturimin e borxhit
Përparimet e arritura deri tani në Greqi nuk duhet të vihen përsëri në diskutim. Ndihma e mëtejshme evropiane varet nga përmbushja prej Greqisë të detyrimeve të saj. Dijsselbloem nuk pranoi idenë për një konferencë ndërkombëtare për ristrukturimin e borxheve, siç kërkon qeveria e re. "Një konferencë e tillë ekziston tashmë dhe ajo quhet Eurogrupi", tha Dijsselbloem. Kontrolli i reformave nga Troika kundërshtohet nga grekët dhe shihet si paternalizëm.
Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble shprehu gatishmërinë për të folur me qeverinë greke, por në të njëjtën kohë paralajmëroi kryeministrin Alexis Tsipras që të mos tërhiqet nga zotimet për reforma. Partnerët evropianë të Greqisë dhe FMN kanë arritur në limitin e së mundshmes me ndihmat e tyre prej gjithsej 240 milionë eurosh. Gjermania është e gatshme për solidaritet dhe ndihma të tjera, por vetëm në bazë të marrëveshjeve të bëra. "Dhe për më tepër është vështirë të na bëhet shantazh", tha Schäuble