Grida Duma, “Gruaja e Vitit 2015”

Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë në bashkëpunim me Shtëpia e të Drejtave të Njeriut/CRCA Shqipëri dhe me mbështetjen e Olof Palme International Center, bëri sot publike fitueset e Vlerësimit Kombëtar “Gruaja e Vitit 2015″ në Shqipëri.

Çmimi Gruaja e Vitit në kategorinë Politikë shkoi për Grida Dumën, Koordinatore për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike (1743 vota ose 39 % e 4431 votave të dhëna për gratë në politikë).

Me ardhjen e Bashës në PD, Grida Duma ngjiti me shpejtësi shkallët e karrierës ndërsa fitoi besimin e tij për të kandiduar në Durrës në zgjedhjet vendore. Por rezultati për të ishte tepër zhgënjyes, edhe pse falë mbështetjes së lidershipit të PD-së ajo është rikthyer të jetë zëri i selisë blu në konferencat për shtyp.

Çmimi Gruaja e Vitit në kategorinë Media shkoi për Eni Çobanin, Ndërmjetëse – Drejtuese e rubrikës ‘Shihemi në gjyq’ në Televizionin Klan, në programin “E Diela Shqiptare”, (697  vota, ose 23 % e 3002 votave të dhëna për gratë në media).

Çmimi Gruaja e Vitit në kategorinë Shoqëri Civile shkoi për Flutura Xhabijen,  Drejtuese e Shoqatës Kombëtare të Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare ( 753 vota, ose  24 % e 3059 votave të dhëna për gratë në shoqëri civile).

SHKARKO APP